Flash

Skandal racizmi në Pragë: thirrjet fyese për Kamara vinin nga sektori i rezervuar për fëmijët

Lapsi.al 2 October 2021
Skandal racizmi në Pragë: thirrjet fyese për Kamara vinin nga

Jo Racizmit. Slogani i UEFA-s për të luftuar diskriminimin duhet të merret me marrëzinë që mbizotëron në të gjithë Evropën. Problemi përforcohet edhe më shumë nga fakti se thirrjet raciste drejtuar sulmuesit me ngjyrë Kamara, gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës Sparta Prague-Glasgow Rangers, erdhën nga një sektor i rezervuar për 10.000 fëmijë dhe adoleshentë (mosha maksimale 14 vjeç) të pranuar në ndeshje në vend të tifozëve të rregullt: stadiumi ishte në fakt i mbyllur për publikun për shkak të episodeve të mëparshme të diskriminimit kundër Tchouameni, gjatë një ndeshje kundër Monakos.

Tani pritet reagimi dhe masat nga selia e UEFA-s, duke pasur parasysh se stadiumi i Pragës është përsëritës në të tilla sjellje. Kamara u shënjestrua me ulërima dhe klithma që nga castet e para të lojës, praktikisht në çdo prekje të topit, dhe kur ai u ndëshkua me karton të kuq, dalja e tij u shoqërua me duartrokitje kënaqësie.

I njëjti lojtar ishte "shënjestruar" nga fyerjet raciste në Pragë, edhe sezonin e kaluar, kur Rangers u përball me Slavian dhe për këtë arsye një lojtar i ekipit çek, Ondrej Kudela, u pezullua për 10 ndeshje. "Nuk jam i befasuar, ne luajtëm pas dyerve të mbyllura për një arsye. Nuk është hera e parë që kjo ndodh këtu, por nuk është bërë sa duhet," ishte komenti i dëshpëruar i teknikut të Glasgow Rangers, Steven Gerrard.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI