Flash

Superiore, tetë vjet pritje për një barazim: tani radha e kampionëve kundër kryesuesve

Lapsi.al 2 October 2021
Superiore, tetë vjet pritje për një barazim: tani radha e

Java e katërt e Superiores është tepër e rëndësishme për klasifikimin dhe demonstrimin e forcës kundër atyre që janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë. Vërtetë ka një kryesues, por është po aq e vërtetë se në tre javët e para askush nuk ka mundur të diferencohet, me barazimet që kanë mbizotëruar e që legjitimojnë faktin se dy pikë pas vendit të parë vrapojnë 4 skuadra. Në fakt nuk është se ka nisur më premtuese e katërta, me derbin që mungonte prej më shumë se 8 vjetësh, por edhe atëherë jo në Superiore, të mbyllur pa një fitues. Dinamo, edhe pse luajti një pjesë lojë me 10 lojtarë, mbeti ende e pamundur në kuotën e 6 pikëve, duke e mbajtur Partizanin në një situatë delikate: pa fitore e me vetëm tre pikë.

Të shtunën Egnatia do të presë një tjetër rival direkt në Rrogozhinë, një javë pasi ndau pikët me Skënderbeun. Kastrioti i Ndreut mbyll renditjen me 1 pikë, por pikërisht ajo pikë e marrë me Tiranën i ka ndryshuar moralin krutanëve. Dy barazimet radhazi për të besuarit e Maganit nuk ndryshojnë renditjen delicate të Egnatias, që në javën e katërt nuk dëshiron ta mbyllë e fundit. Për Vllazninë është mundësia për ti dhënë fund kritikave, në ndeshjen me Skënderbeut, por për kuqeblutë kjo nuk është aspak një ndeshje e lehtë. Gjithësesi, Brdaric do me cdo kusht fitoren, duke parë edhe përplasjet e rivalëve të tjerë, por Memelli pret takimin me suksesin e parë.

Tirana zbret në fushë të dielën e për bardheblutë është një sfidë kundër një rivali të vjetër. Laci i shpëtoi humbjes në fund me Kukësin, por kjo nuk e ka shpëtuar përfundimisht pankinën e Vukicevic. Shehi nuk ka patur rezultatet që shpresonte e kundër kurbinasve tekniku pret kthimin e kursit të rezultateve. Kryendeshja e javës është ajo mes kryesuesve të Kukësit dhe kampionëve në fuqi të Teutës. Një betejë për vendin e parë, që Longo kërkon ta fitojë, duke vënë mend nga ajo që i ndodhi në Lac, kur shpenzoi avantazhin e dy golave. Martini në anën tjetër është gati të marshojë drejt kreut me besimin se mund të besojë në një mbrojtje hermetike që në 3 ndeshje është mundur vetëm një herë…

SUPERIORE, JAVA 4

01/10/21

Dinamo 19 : 45 Partizani

02/10/21

Egnatia 13 : 45 Kastrioti

Skënderbeu 16 : 45 Vllaznia

03/10/21

Tirana 13 : 45 Laçi

Kukësi 16 : 45 Teuta

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI