Flash

Video/ Goli i Uzunit nuk mjafton kundër Betis: tre shqiptarët e Lazios fitues ndaj Lokomotivës, rrihen në Marsejë

Lapsi.al 30 September 2021
Video/ Goli i Uzunit nuk mjafton kundër Betis: tre shqiptarët e Lazios

Lazio bën detyrën kundër Lokomotiv Moskë në raundin e dytë të Europa League, duke lënë pas humbjen në Stamboll dhe duke marrë vendin e dytë në grupin E. Përfundon 0-0 ndërkohë ndeshja mes Marseille e Galatasaray, pas një ndërprerje për përplasje të tifozëve në shkallët e stadiumit. Shënon golin e parë në fazën e grupeve Myrto Uzuni, por Ferencvarosi i tij mundet në shtëpi nga Betis. Fitore të lehta për Dinamo Zagreb, Bayer Leverkusen e West Ham.

GRUPI E

Me Strakoshën mes shtyllave, Hysaj në fushë e në pjesën e dytë edhe Muriqin, Lacio ngjitet në vendin e dytë, duke përfituar nga Marseille dhe Galatasaray që ndanë pikët në ndeshjen tjetër të grupit. Turqit kështu shkojnë në vendin e parë me katër pikë, ndërsa të besuarit e Sampaolit janë me dy pikë. Përplasje dhe frikë në tribunat e Velodrome, me hedhjen e objekteve, tymueseve dhe fishekzjarreve mes tifozëve, gjë që e bëri arbitrin të ndërpriste ndeshjen për tetë minuta nga ajo e 40'. Ndodhi më shumë në tribuna sesa në fushë në pjesën e parë, pastaj, në pjesën e dytë Marseja kërkon fitoren me më shumë bindje dhe skuadra e Terim u kufizua në mbrojtje. Sulmet franceze nuk arritën të bëjnë keq, Var i hoqi një penallti vendasve dhe në fund rezultati ishte 0-0 pas 100 minutave lojë. Pas bilbilit të fundit, tensioni vazhdoi me një rrahje mes lojtarëve, me presidentin e Marsejës që zbriti në fushë.

GRUPI F

Pikë të plota për Crvena Zvezda të Dejan Stankovic: serbët kaluan në transfertë Ludogorets 1-0 falë golit të Kanga në mesin e pjesës së dytë. Braga gjithashtu fitoi 3-1 me përmbysje kundër Midtjylland: Galen (dygolësh) dhe Horta përmbysën në 7 minuta avantazhin e Evander me penallti dhe morën tre pikët e para për portugezët. Danezët mbeten me një pikë.

GRUPI G

Bayer Leverkusen nuk ndalet, duke marrë fitoren e dytë në grup dhe duke arritur pikët e plota: Hincapie, Wirtz, Alario dhe Adli shembin Celtic me një 4-0 elokuent në Glasgow duke i lënë skocezët me zero pikë. Gjashtë pikë edhe për Betis Sevilla, që udhëheq grupin së bashku me gjermanët pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Ferencvaros: Fekir, Guardado dhe Tello për andaluzianët, në mes goli shqiptar i Uzunit.

GRUPI H

Momenti i shkëlqyer i West Ham vazhdon teksa kalon në gjashtë pikë falë fitores 2-0 në shtëpi kundër Rapid Vienna. Edhe këtu si në Marsejë, ndeshja u karakterizua nga përplasjet në tribuna mes tifozëve kundërshtarë, me stjuardët anglezë të detyruar të sforcohen për të qetësuar ultrasit. Rajs dhe Benrahma janë ata që i dhanë sukses Moyes dhe i lanë austriakët me zero pikë. Sukses edhe për Dinamo Zagreb në Genk, 3-0 (goli i Ivasunec dhe dygolëshi i Petkovic me të dy golat me penallti) për kroatët të cilët kështu arrijnë belgët në renditje.

Group E Europa League

Lazio 2-0 Lokomotiv Moscow

Marseille 0-0 Galatasaray

Group F Europa League

Ludogorets Razgrad 0-1 FK Crvena Zvezda

SC Braga 3-1 FC Midtjylland

Group G Europa League

Celtic 0-4 Bayer Leverkusen

Ferencvaros 1-3 Real Betis

Group H Europa League

Genk 0-3 Dinamo Zagreb

West Ham United 2-0 Rapid Wien

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI