Flash

Brdaric cinik me Dajën e gati për Skënderbeun: "Gjithsecili bën mirë të shohë ekipin e tij

Lapsi.al 2 October 2021
Brdaric cinik me Dajën e gati për Skënderbeun: "Gjithsecili

Nuk është moment i lumtur për Vllazninë e nuk është as për teknikun Thomas Brdaric, që vazhdon të jetë në qendër të kritikave. Në pamje të parë pika e marrë në transfertë me Partizanin, duket si një hap pozitiv. Kushdo në fakt mund ta konsiderojë të tillë, por mënyra si erdhi barazimi dhe seria e rezultateve pa fitore që tani ka shkuar në tre radhazi, ka bërë që mbi gjermanin të vërshojnë kontestimet, aq sa për ta bërë që në kampin kuqeblu të jenë të paqartë në lidhje me atë që po ndodh brenda skuadrës. Ajo për të cilën tekniku gjerman është i sigurtë është se gjërat nuk kanë shkuar si i ka parë Ilir Daja, që e ka cilësuar inekzistente skuadrën shkodranë. E Brdaric që nuk kursen ironinë: "Gjithësecili bën mirë të shihë ekipin e vet. Po kujtoj që Vllaznia pas asaj ndeshje ka 5 pikë e Partizani 2. E sikur arbitri të mos kishte gabuar në rastin e golit të tyre do të kishim fituar ndeshjen".

Shkodranët luajnë mirë në fakt, e bënë këtë edhe në pjesën e parë në Elbasan Arena kundër të kuqve, por pikërisht në avantazh të golit të shpejtë të Da Silvës, në pjesën e dytë kuqeblutë u shtypën në gjysëmfushën e tyre e u barazuan në fund të ndeshjes nga Rrapaj. U ndihmuan, në këtë situatë edhe nga zëvendësimet e bëra nga Brdaric që largoi fillimisht Latifin në minutën e 69 për Đurđević, e 7 minuta nga fundi edhe boshnjakun Heric e kroatin Aralica, të tre që po mbanin peshën e ekipit.

Kështu për barazimin e minutës së 88 fatura shkon për Brdaric, që u sulmua për barazimin e javës së dytë me Teutën që luante me 10 lojtarë, edhe atëherë në fund e si pasojë e zëvendësimeve të gjermanit, në tentativë të mbronte rezultatin e natyrisht edhe për humbjen në raundin e parë të Kupës nga Labëria, seri që i ka hequr gojën shkodranëve: “Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mirë”, përfundoi tekniku i Vllaznisë në vigjilje të transfertës në Korcë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI