Flash

"E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi”: Magani mbron Pujën pas gafës që i rrezikoi fitoren

Lapsi.al 2 October 2021
"E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi”: Magani mbron

“Futbolli kështu e ka, është një sport situatash, në përgjithësi ne e dominuam lojën, edhe pse bëmë një gabim, që nga portierët po bëhen të shpeshta. E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi. Në futboll bëhen edhe gabime". Gugash Magani nuk e fsheh tronditjen që pësoi kur pa të barazohej provizorisht pas gafës së Pujës, përpara se Pedro Augusto të shënonte në shtesë golin e fitores. Tekniku i Egnatias ka mbrojtur numrin 1 të tij, ndërsa ka bërë elozhe për grupin-skuadër: "Ne gjithmonë flasim me lojtarët që mos gëzohen dhe dorëzohen pa mbaruar ndeshja. Skuadra në përgjithësi sot pati balanca dhe ekuilibra, flas për mbrojtjen, edhe pse gabuam, kur s’duhet të kishim gabuar. Kemi shumë punë për të bërë. Jemi skuadër pa shumë histori, por kemi organikë të pastër, me lojtarë që bëjnë diferencën".

Në fund edhe një koment mbi Telushin, vlonjatin që e la skuadrën me 10 lojtarë kur rezultati ishte 1-1, duke barazuar edhe numrat në fushën e lojës. Telushi është një lojtar agresiv, që shtyhet deri në limite të fair play, por Magani i del në krah: "Kartoni i Telushit ishte një dyluftim, mori karton të verdhë të merituar, nuk do të thotë që na ka tradhtuar. Është një nga pikat më të forta të ekipit. Ne do të tregojmë me punë, duke qenë kokulur që jemi ekip që do t’i hapim punë të gjithave. Do futemi njësoj në fushë edhe me skuadrat e tjera. Do të përballemi si të barabartë për të marrë maksimumin dhe për të fituar”, përfundoi Magani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI