Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Berardi nuk mjafton për të ndalur Inter: Dzeko e Lautaro firmosin përmbysjen

Lapsi.al 2 October 2021
Video/ Berardi nuk mjafton për të ndalur Inter: Dzeko e Lautaro

Interi vuajti por gjeti në fund fitoren në javën e shtatë të Serie A. Zikaltrit mposhtën Sassuolo 2-1, duke rikuperuar penalltinë e Berardit në pjesën e parë: ishte vendimtar një Edin Dzeko i jashtëzakonshëm, i cili shënoi një minutë pas hyrjes së tij në fushë dhe fitoi penalltinë e konvertuar në gol nga Lautaro Martinez. Të besuarit e Inzaghit, vendimtar me zëvendësimet, do të kalojnë një natë në vendin e dytë, vetëm një pikë nga Napoli kryesues.

Ishte një Inter i përsosur dhe i paepur ai që fitoi me përmbysje larg Meazzas për herë të tretë në 4 ndeshje në transfertë. Ashtu si Verona dhe Fiorentina, edhe Sassuolo shkon 1-0 në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, por nuk mundi t'i rezistojë reagimit të kampionëve italianë, të tërhequr nga Dzeko, hyrja e të cilit përmbysi ndeshjen. Pas penalltisë së Berardit, Pairetto fali Handanovic në fundin e 45 minutave të para.

Pastaj, vendimtar ishte Edin që shënoi golin e barazimit 1-1 dhe fitoi penalltinë që Lautaro nuk e gaboi për ti dhënë zikaltërve tre pikë të vuajtura, por shumë të cmuara. Inter tani për një mbrëmje është në vendin e dytë, -1 nga kryesuesit e Napolit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI