Flash

Video/ Locatelli vendos derbin me Torinon: Juventus merr fitoren e tretë radhazi

Lapsi.al 2 October 2021
Video/ Locatelli vendos derbin me Torinon: Juventus merr fitoren e tretë

Në Torino u luaj një derbi i bukur, emocionues, i balancuar deri në minutën e nëntëdhjetë, i diskutuar hapur dhe në mënyrë të barabartë nga Torino dhe Juventus. Skuadra e Allegrit e fitoi falë një goditje si në bilardo në fund, nga një kampion Europe si Manuel Locatelli. Gjysma e parë e ndeshjes foli për Torinon, pas pushimit gjithcka ishte nën dominimin e Juventus. Në fund, diferencën e bëri aftësia e bardhezinjve për të gjetur lëvizjen fituese, gjë që i mungoi ekipit të Juric në pjesën e parë të ndeshjes. Juventus kështu kalon provimin e derbit dhe vazhdon rikuperimin në renditje, për granatat është humbja e parë pas katër rezultateve pozitive radhazi: Torino megjithatë doli me kokën lart, nën duartrokitjet e publikut të tyre.

Rikthimi i Juves vazhdon. Pas goditjes në Ligën e Kampionëve, Allegri shënon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe merr derbin në shtëpi. Një goditje e dyfishtë për bardhezinjtë, të cilët tani duket se kanë ide më të qarta. Në fushë dhe gjithashtu në pankinë. Pavarësisht nga një paraqitje e mirë e granatave në gjysmën e dytë të pjesës së parë, derbi i Torinos u shënua përsëri nga një lëvizje taktike e Allegrit, i aftë të ndryshojë në ndeshje e sipër për t'i dhënë më shumë mprehtësi manovrës dhe për të përfituar nga pikat e dobëta të kundërshtarëve. Vendosi gjithçka një goditje precize e Locatellit, por fitorja kundër Torinos lindi nga qëndrueshmëria e rigjetur difensive. Një detaj shumë i rëndësishëm për këtë Juventus, që pas një fillimi makth ka mësuar të vuajë dhe të fitojë si ekip.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI