Flash

Video/ Suarez pas golit, edhe një 'kunj' Barcelonës: "Gjesti i telefonatës për ata që e dinë se kam të njëjtin numër"

Lapsi.al 3 October 2021
Video/ Suarez pas golit, edhe një 'kunj' Barcelonës:

Luis Suarez është hakmarrë ndaj Ronald Koeman të shtunën në mbrëmje, duke shënuar golin e dytë të Atletico Madrid në fitoren 2-0 ndaj ish-skuadrës së tij Barcelonës. Uruguajanit pati thënë atëherë se ishte i tepërt në kërkesat e tij, pas telefonatës së2 shkurtër që bëri në atë kohë me holandezin.

Suarez, pasi shënoi të shtunën, bëri një gjest telefonate dhe, pas ndeshjes, shpjegoi në mënyrë kriptike se kujt i drejtohej, edhe pse mohoi se ishte për ish-trajnerin e tij. "Ishte për njerëzit që e dinë që unë kam të njëjtin numër dhe se unë jam ende duke përdorur të njëjtin telefon," tha ai pas ndeshjes. "Nuk ishte për Koeman, aspak." Nëse doni ta dini... unë kisha bërë shaka me fëmijët e mi se do ta bëja këtë".

Suarez nuk e festoi golin e tij për shkak të respektit të tij për Barcelonën. "Unë tashmë e dija se nëse shënoja do të kërkoja falje," shpjegoi ai. "Për shkak të respektit, dashurisë sime, për faktin se jam një tifoz i Barcelonës, për karrierën që kam pasur aty, për periudhën që po kalojnë shokët e mi, që është e vështirë, dhe për tifozët. Për cështje respekti".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI