Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Mbappé luan me letra të hapura: "Kërkova të iki në korrik, kurrë s'kam refuzuar shtatë propozime rinovimi"

Lapsi.al 4 October 2021
Mbappé luan me letra të hapura: "Kërkova të iki

Pas një negociate që zgjati një verë të tërë, Real Madridit iu desh të braktiste idenë e nënshkrimit me Kylian Mbapé. Një mega-marrëveshje që mendohej se do të lehtësohej nga zbarkimi i Messit në Paris me Saint-Germain, por nën Kullën Eifel nuk donin të dëgjonin asnjë arsye. Sulmuesi francez tani ka zbuluar për RMC Sport se si i ka përjetuar javët e merkatos verore të transferimeve: "E vërtetë: në korrik kërkova të largohesha, pasi nuk doja të rinovoja kontratën time. Kështu që PSG do të kishte marrë para për kartonin tim, mu duk dicka e respektueshme, edhe për të blerë zëvendësuesin tim të mundshëm ".

Mbapé shtoi: “Doja që të gjithë të dilnin mirë në këtë mënyrë e kur klubi më tha, më vonë, se nuk donin që unë të largohesha, i thashë: 'do të qëndroj'. Nuk është e vërtetë që kam refuzuar shtatë propozime për rinovim, kam qenë gjithmonë i lumtur këtu dhe jam i lumtur edhe tani". Francezi është në skadencë kontrate në 2022 e Real Madrid për të kishte ofruar 180 milionë euro duke gjetur refuzimin e fortë të Al-Khelaifi, presidentit të klubit parisien.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI