Flash

Duhen dy fitore, Reja ka marrë 11 mbrojtës: "Kam marrë dy lojtarë për çdo rol të fushës"

Lapsi.al 4 October 2021
Duhen dy fitore, Reja ka marrë 11 mbrojtës: "Kam marrë dy

Dy ndeshje vendimtare për kualifikueset e Botërorit, kundër Hungarisë e Polonisë, në të cilat duhen dy fitore për të tentuar ëndërrën e prezantimit për herë të parë në histori në finalet e një kampionati Botëror. E megjithatë, për të përmbushur këtë mision, kundër dy rivalëve direktë, tekniku Edoardo Reja ka grumbulluar 11 lojtarë difensivë: "Më duhet gjithmonë të bëj zgjedhjet e mia, po të shikoni listën do të vini re se kam marrë dy lojtarë për çdo rol të fushës, kështu që nëse bëni llogaritë, nuk është ndonjë numër i ekzagjeruar - u justifikua italiani -. Kam tre lojtarë që luajnë në qendër, si zakonisht. Por kam marrë gjashtë në këtë rast, ka ardhur edhe Dermaku që është rikuperuar, pasi ka munguar në ndeshjet e kaluara".

Një këndvështrim ndryshe i italianit që ka thirrur edhe lojtarë me një gjendje jo optimale fizike e pikërisht për këtë ka zgjeruar listën e emrave, për të mos rrezikuar asgjë: "Tashmë e ka kaluar dëmtimin dhe po rikuperohet, ashtu sikurse Veseli që ka pasur probleme fizike dhe jam shumë kurioz t’i shikoj gjatë javës, në çfarë gjendje janë dhe pastaj të bëj vlerësimet e mia. Kam marrë Balliun, i cili po bën shumë mirë me klubin në La Liga në Spanjë, është një lojtar që e kam ndjekur dhe mund të na vlejë shumë për të ardhmen".

Vendi i dytë është synimi për të tre kombëtaret e përfshira, me Anglinë që bën një fushatë më vete. Nëse kundër Hungarisë edhe një barazim mund të mos jetë penalizues, kundër polakëve është e domosdoshme fitorja: "Anglia është skuadra më e mirë në grupin tonë dhe thuajse e ka të sigurtë kualifikimin për në Botëror. Duhet të kemi shumë kujdes Poloninë, që për momentin është rivali ynë kryesor. E rëndësishme është që shanset që ne kemi për të arritur në play-off varen nga ne, pasi jemi aktualisht të dytët dhe e kemi ne në dorë. Nëse e mundim Poloninë, jemi në rrugë të mbarë, por aktualisht Shqipëria, Hungaria dhe Polonia, kemi shanse të njëjta për të arritur në fazën play-off. Jemi në kondicionin e duhur për të arritur këtë objektiv. Gjithçka varet nga ne".

https://youtu.be/UBZXQ7fLxkA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI