Flash

Kartoni i kuq i munguar për Handanovic, zbret në fushë dizenjatorin e arbitrave: "Çmenduri të mendosh refuzimin për të parë Var"

Lapsi.al 4 October 2021
Kartoni i kuq i munguar për Handanovic, zbret në fushë

Gianluca Rocchi, dizenjatori i arbitrave italianë, ka ndërhyrë personalisht në polemikat e ditëve të fundit, që kanë përfshirë edhe Var: "Do të ishte çmenduri të mendosh që një gjyqtar refuzon të shkojë në Var, nëse e zbuloj se arbitri nuk do, atëherë ai gjyqtar nuk do të arbitrojë më - është pozicionuar qartë dizenjatori i arbitrave në Serie A dhe Serie B - Është e pamundur të refuzosh të shkosh në monitor, do të ishte e pasaktë. Megjithatë, meqenëse ka pasur episode në të cilat subjektiviteti ishte pjesa kryesore, duhet të pranojmë faktin që gjyqtari e vlerëson atë ndryshe nga shumica e njerëzve”. Duke folur për këtë, Rocchi gjithashtu iu kthye mungesës së kartonit të kuq për Handanovic në Sassuolo-Inter: "Është subjektive, duhet t'i lihet interpretimit të gjyqtarit në fushë".

Rocchi, i cili foli në prezantimin e Var Room të ri të centralizuar, foli edhe për njësinë matëse të akordimit të penalltive: "Te penalltitë ne kërkuam të mbanim një prag shumë të lartë, ne duam penallti shumë, shumë serioze. Nëse një arbitër që shkon shpesh te VAR penalizohet? Nëse ai shkon atje dhe nuk ndryshon vendimin që duhet të korrigjohet, atëherë ai ndëshkohet dy herë. Natyrisht, nëse i humbasin dy penallti nuk do të marrë nota të plota, por nëse shkon atje dhe i korrigjon do të ketë akoma një vlerësim të mirë. Nëse nga ato dy penallti vendos të mos e japë njërën gjithsesi, bëhet një performancë edhe më shumë negative".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI