Flash

Neymar në pankinë, tifozët nuk e duan brazilianin: sulmi i PSG asnjë goditje në portë kundër Rennes

Lapsi.al 4 October 2021
Neymar në pankinë, tifozët nuk e duan brazilianin: sulmi i PSG

Humbja e parë sezonale e Paris Saint-Germain ka bërë zhurmë, në Francë, por edhe në pjesën tjetër të botës. Dicka normal, duke patur parasysh se mund të fusësh në fushë sulmues si Neymar, Mbappé dhe Messi nga fillimi pa qenë në gjendje të bësh asnjë goditje në portë kundër Rennes, një skuadër e mesit të tabelës në Ligue 1. Në Paris, ka kritika për të gjithë lojtarët, por veçanërisht për brazilianin, jashtë formës dhe larg "zotërisë 222 milion euro" i cili në 2017 dhe 2018 kishte inauguruar sezonin e yjeve në PSG.

Neymar ka arritur të gjejë rrugën e golit në vetëm dy nga 41 goditjet e tij të fundit në portë dhe Le Parisien nuk përdori fjalë të buta për të përshkruar gjendjen e tij të formës: "fillimi më i keq i sezonit të tij me PSG, nuk ka saktësi, teknikisht i padobishëm, hija e vetvetes". Një gjykim që duket se ndahet nga një pjesë e madhe e mbështetësve parizienë, të paktën duke parë rezultatet e një sondazhi nga l'Equipe: gazeta franceze pyeti nëse O 'Ney e meriton fanellën titullare në këtë moment dhe 66% të votuesit u përgjigjën jo, kundër 29% po dhe pjesës tjetër të pavendosur.

Momenti i keq i brazilianit vjen pas humbjes së parë të skuadrës në këtë sezon, por gjithashtu edhe afërsisht një javë pas frazës së Mbappé që për Neymar tha: "Ai rrugaç nuk më pason kurrë". Edhe pse, vetëm pak ditë më vonë erdhi postimi i fotografisë së bashku, por me Messin në mes, për të lehtësuar tensionin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI