Flash

Pamje rrënqethëse/ Të rinj afganë bien nga avionët, videot e kaosit në Kabul

Lapsi.al 16 August 2021
Pamje rrënqethëse/ Të rinj afganë bien nga avionët,

Pamje rrënqethëse vijnë nga aeroporti i Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit. Të rinj afganë i qepen pas avionit ushtatak amerikan teksa ai ngjitet për tu larguar nga vendi. Që mbrëmjen e djeshme afganët që ndihen të kërcënuar nga pushteti i ri po tentojnë të ikin me të gjitha mjetet. Po shumiaca e tyre nuk lejohen nga ushtria amerikane për mos krijuar kaos. (Në foton sipër një ushtar amerikan që i drejton armën një qytetari në kërkim të mjeteve për tu arratisur/Foto Wakil Kosar AFP).

Tmerri që i pret nga talebanët, ekstremistët islamë të cilët morën pushtetin në mënyrë të shpejtë dhe brutale pas vendimit të tërheqjes nga pala amerikane, i bën të rinjtë afganë të shkojnë drejt vdekjes në përpjekje për t'iu shpëtuar hakmarrjes talebane.

Lexo më tej:

Çfarë janë talebanët, kush i udhëheq dhe si erdhën sërish në pushtet 

Presidenti i Afganistanit braktis vendin, gjithçka në dorë të talebanëve 

Raportohet se këta të rinj, mes të cilëve edhe dy qe bien nga rrotat e avionit drejt vdekjes, i është premtuar evakuim nga forcat amerikane, por janë lënë aty në moment të fundit. Ata janë njerëz që kanë bashkepunuar me amerikanët për të mbajtur në këmbë regjimin jo-taleban për vite me rradhë.

Ata tashmë janë pre e regjimit të ri. Dëshpërimi justifikon edhe veprimet që do shihni më poshtë. ©Lapsi.al 

[video width="1268" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/IMG_5146.mp4"][/video]

[video width="1948" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/IMG_5149.mp4"][/video]

[video width="1078" height="2334" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/IMG_5147.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI