Flash

INSTAT rrëzon qeverinë/ 10 mijë vdekje më shumë prej nisjes së pandemisë

Lapsi.al 13 August 2021
INSTAT rrëzon qeverinë/ 10 mijë vdekje më shumë prej

Sa jetë të humbura ka shkaktuar pandemia e covid-19 në Shqipëri?

Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë për shumë arsye. Të parat janë ato që lidhen me pamundësinë e shumë personave për të bërë një tampon në valën e pandemisë në fund të 2020 dhe në fillim të 2021.

Ishte një kohë kur duhej shumë përpjekje për të siguruar një testim dhe “përgjigjja” nga urgjenca në anën tjetër të telefonit ishte “izolohuni ju dhe familjarët tuaj”. Shumë persona humbën jetën dhe askush nuk mund të thotë arsyen e vërtetë.

Të tjera raste lidhen me mos-identifikimin e covid. Nuk ishin të paktë edhe ata që nuk e besonin pandeminë dhe infektimin nga virusi. Nuk shkuan asnjëherë të bëjnë tampon dhe askush nuk e di numrin e atyre që kanë humbur jetën në këtë mënyrë.

Ishte vetë OBSH që në një raport të pak kohëve më parë zbulonte se viktimat nga covid në mbarë botën mund të jenë disa herë më të larta për pamundësinë e kryerjes së një tamponi apo dhe pamundësinë e marrjes së ndihmës në spitale për shkak të tejmbushjes së tyre.

Në Shqipëri fshihen shifrat?

Po. Gjithmonë në Shqipëri ka pasur dyshime se shifrat e publikuara në lidhje me pandeminë kanë qenë të zbukuruara nga autoritetet. Të gjithë e kujtojmë debatin që u bë pas denoncimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se shifrat e viktimave ishin të manipuluara. Makineria e propagandës qeveritare përdori çdo mundësi për ta rrëzuar këtë pretendim duke nxjerrë në ekrane mjekë dhe specialistë që e mohonin fshehjen e të vdekurve.

LEXO EDHE: Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Por ka diçka nuk mund të fshihet.

Këtë të enjte Instituti i Statistikave publikoi treguesit demografikë për 3 muajt e dytë të këtij viti ku bëjnë pjesë, lindjet dhe vdekjet. Revista “Monitor” ka bërë një përllogaritje duke krahasuar vdekjet në kohën e pandemisë me ato përpara saj.

Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën prill 2020 (kur nisi pandemia) deri në qershor 2021, janë 9953 vdekje më shumë në vend, në raport me mesataren e të njëjtës periudhë të viteve 2016-2019. Rritja është gati 37%.

Nëse sheh raportin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i jetëve të humbura nga pandemia është vetëm 2460 persona.

Çfarë ka ndodhur me 7493 persona të tjerë?

Shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në 3 muajt e fundit të 2020 me mbi 3380 vdekje më shumë si dhe në 3 muajt e parë të 2021 me 3322 vdekje më shumë se mesatarja para covid.

Sipas të dhënave të Monitor rritja më e lartë e jetëve të humbura ishte në qarkun e Fierit (+23%), Shkodër (+21.7), Tiranë (+19.7%) dhe Gjirokastër (+19%). ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Shifrat e Eurostat/ Bie propaganda, Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë

Investigimi/ Vdekjet “e dyshimta” nga covid-19

Vdekjet e “dyshimta” nga COVID-19/ Mjekët i thanë se motra i vdiq nga koronavirusi, kosovari i bën autopsinë dhe zbulon të vërtetën

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI