Flash

Si në filma/ Si dështoi arratisja spektakolare me çarçafë nga burgu 313

Lapsi.al 8 August 2021
Si në filma/ Si dështoi arratisja spektakolare me

Në kulmin e vapës përvëluese të këtij gushti ku kryefjalë janë zjarret që kanë përfshirë vendin vjen një lajm i bujshëm nga burgjet. Një tentativë arratisjeje e 2 emrave VIP të burgut të sigurisë së lartë 313 në Tiranë ka dështuar.

Bëhet fjalë për Arbër Çekajn të dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë në shurt të 2018-ës. Bashkëpunëtor me të është edhe Fatmir Pjetri një person me një histori të gjatë grabitjesh si pjesë e bandës së “Babagjyshëve” të famshme gjithashtu në vitin 2018.

Çekaj dhe Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh-pushim e hyrjes së administratës. Tentativa e tyre është pikasur nga rojet që kanë vënë re lëvizjet duke bërë ndalimin e të dënuarve. Të dy tashmë do të përballen në gjykatë me një tjetër akuzë, atë të “largimit nga vendi vuajtjes së dënimit”.

Kush janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri

41-vjeçari u shpall fajtor nga Apeli i GJKKO për trafik ndërkombëtar të drogës. Ai u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori në vitin 2018-ën. Çekaj u arrestua në Gjermani dhe një vit më pas u ekstradua drejt Shqipërisë. Pak kohë më parë u arrestua edhe babai i tij, Selim Çekaj. Në muajin prill të këtij viti, kompanisë në zotërim të tij iu gjet 49 kg kokainë në një kontejner me banane.

Ndërsa Fatmir Pjetri i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami i Holandës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Rënda e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Arratisja e fundit nga burgu 313

Rasti i fundit i një arratisjeje nga burgu i sigurisë së lartë 313 në Tiranë daton në vitin 2010. Ishte 2 dhjetori i atij viti kur 20-vjeçari Ajet Markaj shfrytëzoi kohën e ajrimit, kur të dënuarit e tjerë luanin futboll duke arritur të kapërcejë murin rrethues të burgut. I riu kishte më pak se 2 muaj e gjysmë që ishte arrestuar për tentativën e grabitjes së një banke kur mund ti rifitonte lirinë. Një nga rojet arriti ta kapte nga këmbët, por në dorë i mbetën vetëm atletet. Markaj u arrestua më pas në 2014-ën në zonën e Paskuqanit dhe tashmë vuan dënimin me 15 vite burg.

[caption id="" align="alignnone" width="441"]Arrestohet Ajet Markaj, ishte arratisur nga burgu 313 në 2010 -  Shqiptarja.com Ajet Markaj[/caption]

Arratisjet nga burgjet shqiptare janë disa dhe më e famshmja është ajo e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës. Rreth orës 19.00 të 23 nëntorit 2013, të dënuar të armatosur me 4 armë kanë mundur të hyjnë në mes të rreshtit të parë të rojeve të burgut. Më pas, 7 të dënuar kanë dalë në oborrin e burgut dhe kanë kaluar rrethimin pasi as kullat nuk kanë dhënë alarmin. Pjesa më e madhe e të arratisurve u ndalua pak ditë më vonë.

[caption id="" align="alignnone" width="487"]Rrëfehet Admir Tafili: Kristi Piu më kërkoi punë, më sillte celularë në  burg - Aktualitet Admir Tafili[/caption]

Arratisja me tunel

Më spektakolarja do të mbetet tentativa e arratisjes së Gazmend Brakës, i njohur me nofkën "Gaxhai" dhe i konsideruar si "i forti i Vlorës". E gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, në burgun 302, në vitin 2005. Disa persona kishin marrë me qera një dyqan lulesh në afërsi të burgut dhe prej andej po hapnin një tunel nëntokësor. Tenativa dështoi pasi policët e burgut ranë në gjurmët e tunelit krejt rastësisht, pasi një pjesë e dyshemesë së burgut u shemb.

[caption id="" align="alignnone" width="512"]Pas Zani Çaushit, Gjykatës i drejtohet edhe kundërshtari “Gaxhai”, kërkon  ulje dënimi. Kush është Gazmend Braka dhe tentativa e arratisjes nga  “302”-shi Gazmend Braka[/caption]

“Kishin humbur orientimin në lartësi dhe kishin dalë poshtë shtresës së betonit. U konstatua një e çarë nga policët dhe ne dyshuam se mos traktori që kaloi ka krijuar plasaritje në asfalt, por poshtë pamë një llambë të ndezur”, – rrëfeu vite më vonë Petrit Ismaili, ish-Drejtor i Burgjeve. Për këtë ngjarje nuk u arrestua asnjë, sepse autorët kishin humbur gjurmët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI