Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Bomba Mesi në faqet e shtypit, çfarë ndodhi? Ku do shkojë?

Lapsi.al 6 August 2021
Bomba Mesi në faqet e shtypit, çfarë ndodhi? Ku do shkojë?

Nuk kaluan as edhe dy orë pas njoftimit zyrtar të mos-rinovimit të kontratës së Lionel Messit, Barcelona e hoqi fotografinë e argjentinasit nga uebfaqja zyrtare. Kjo është një shenjë tjetër se sa e pamundur është një përmbysje e minutës së fundit, duke pasur parasysh situatën shumë të komplikuar në të cilën blaugranat gjenden veten nga pikëpamja financiare dhe e pagave.

Lexo me tej:

Prapaskenat e largimit të Mesit nga Barcelona. Ku do të shkojë?

Natyrisht, tifozët nuk duan të japin dorëheqjen, ka lexuar Lapsi.al ne faqet e shtypit boteror, prandaj në grupe të vogla kanë filluar të dalin ne rrethinat e Camp Nou: ata shpresojnë për një kthesë që do të fshijë ankthin e madhe për të humbur kampionin e tyre, siç ndodhi një vit më parë.

Tifosi blaugrana fuori dal Camp Nou. Afp

Këtë herë, megjithatë, fotografia duket edhe më komplekse. Dhe për disa orë pyetja e pyetjeve është duke u ngritur: ku do të shkojë Messi për të luajtur?

Versioni i pare

Nuk ka shumë klube në gjendje t'i ofrojnë argjentinasit 50 milionë neto në sezon. Vështirë se dikush, pervec. PSG mund të përdorë kartën e Messit për të bindur Mbapen e pabindur që të qëndrojë dhe të zgjasë kontratwn që e lidh atë me parizienët (ose thjesht të zëvendësojë Kylian me Leo). Por marrëveshja është vërtet e komplikuar për tu arritur. Ajo mund te nenshkruhet nëse argjentinasi pranon një shpërndarje të pagesës përgjate disa viteve: kush e di nese fotot e fundit të familjes në Ibiza, pranë Neymar, Di Maria, Verratti dhe Paredes, mund të shërbejnë si një stimul për negociatat.

Versioni i dyte

Rruga që do të çonte në ribashkimin me Guardiolën në Manchester City është më romantike. Leo së bashku me Pep fituan gjithçka në Barcelonë dhe verën e kaluar dukej vërtet shumë pranë transferimit në City, por kampionët anglezë njoftuan sot blerjen shumë të shtrenjtë të Jack Grealish nga Aston Villa (117 milionë euro). Dhe fanella me numrin 10 të caktuar për 25-vjeçarin anglez nuk duket tamam si fillimi i një miqësie të ngushtë për Messin.

Historia hap pas hapi sipas gazetave te sotme

"Barcelona njofton se Messi nuk do të rinovojë për faj të La Liga".

"Manchester City nënshkruan me Grealish për 100 milion £ dhe Messi largohet nga Barcelona"

"Superylli u detyrua të largohet sepse klubit i mungojnë paratë"

"Bombë: Barcelona njofton se nuk mund të rinovojë kontratën për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore"

"Nuk i pranon paratë e La Ligas dhe humbet lojtarin më të mirë në historinë e saj"

"Barcelona lëshon një deklaratë duke njoftuar se nuk do të rinovohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore"

Lojë fjalesh në faqen e parë të gazetës katalanase: "A10", "Adeu", "lamtumirë".

Klubi pohon se parametrat ekonomikë dhe të pagave të imponuar nga La Liga e bëjnë të pamundur rinovimin e sulmuesit"

"Klubi fajëson La Ligën:" Rinovimi nuk mund të zyrtarizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore "

"Klubi shpjegon me pengesat ekonomike dhe strukturore të La Liga"

"Barcelona shpjegon lamtumirën për arsye ekonomike dhe strukturore"

Pergatiti: Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI