Flash

Goditja/Berisha e kthen batutën “do hani bar” kundër Yuri Kim

Lapsi.al 5 August 2021
Goditja/Berisha e kthen batutën “do hani bar” kundër Yuri
Sali Berisha e ka përdorur shprehjen e Yuri Kim që u bë e famshme pak ditë më parë, kundër ambasadores amerikane.  Nëse Kim e shantazhoi Partinë Demokratike se po mos ndahej nga Berisha do “hante bar”, pra do sakrifikonte qëndrimin e gjatë larg pushtetit, ish kryeministri është marrë gjatë me këtë shprehje.  Ai ka shpjeguar origjinën e saj nga koha e regjimit komunist që i thoshte popullit të vet se do hanë bar por parimet dhe rrugën drejt Marksizëm Leninizmit nuk e shkelim.  Lexo me tej:

Berisha për takimin Basha-Kim: Kryetari i PD-së ka kërkuar prova e fakte

Pra Berisha e vuri theksin se të gjitha rregjimet utopike i kërkojnë subjekteve të tyre, ti nënshtrohen fantazmagorive të pa vërteta. Kështu po ndodh edhe sot aludoi Berisha duke e akuzuar ambasadoren Kim se përdor metodat e regjimit diktatorial për ta akuzuar atë si të korruptiar dhe minues të demokracisë. Në konferencën për shtyp të organizuar prej tij, Berisha tha se shqiptarët nuk duhet të hanë bar por të kërkojnë të njohin të vërtetën. Duke lajmëruar se ai e ka depozituar padinë për shpifje  kundër sekretarit të Shtetit Blinken në gjykatën e Parisit,  ai tha se kërkonte vetëm një gjë: të nxirreshin faktet apo dokumentat që e kishin shpallur atë ‘Non Grata”.   

Berisha në konferencë për shtyp: Avokati im francez ka dorëzuar padinë për shpifje kundër Blinken

 Natyrisht tha Berisha, se ka shqiptarë që enden studiove televizive që e kanë shitur apo e kanë deleguar arsyen, por secilit sistem në secilin vend i bën mirë të dijë dhe të njohë të vërtetën. Pra thelbi i ndërhyrjes së liderit historik të PD qe se pa i nxjerrë faktet (“qoftë edhe një i vetëm do më bëjë të marr edhe vendimin më të rëndë” tha ai duke nënkuptuar largimin nga politika) ai nuk kishte nëdërmend të dëgjonte thirrjet për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. “Unë do të jem në atë parlament ashtu siç më kanë dërguar zgjedhësit shqiptarë” theksoi ai.

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Nuk ka prova korrupsioni për mua

Deklaratën për barin nga ana e ambasadores Kim, të cilën Berisha e cilësoi si "guvernatore që mbështet marrëveshje në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit" ai e etiketoi si më skandalozen që një diplomat ka bërërë ndonjëherë. "Ajo nuk është ende vonë të kërkojë falje" tha ai. Pra Berisha doli në konferencë shtyp për të nënvizuar se askush nuk mund të ndëshkohet pa pasur fakte, por me justifikimin se kështu e do Amerika. Një llogjikën e tij kjo do të thoshte ta ushqesh popullin me bar dhe jo me të verteta. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI