Flash

Pse po përleshen themeluesit e "Shqiptarja.com", Carlo Bollino dhe Anila Basha

Lapsi.al 2 August 2021
Pse po përleshen themeluesit e "Shqiptarja.com", Carlo Bollino

Një përleshje mediatiatike në sy të publikut ka nisur prej disa ditësh mes dy gazetarëve të njohur si mbështetës të qeverisë: Carlo Bollino dhe Anila Basha. Me një seri shkrimesh që kanë marrë trajtën e telenovelës dy bashkëthemeluesit e Shqiptarja.com, që krijuan këtë media pasi u larguan nga Nevs 24, kur atë e bleu Irfan Hysenbelliu, po tregohen të pamëshirshëm për të nxjerrë të palarat e njëri tjetrit.

Loja filloi rreth një javë më parë kur një gazetar i Shqiptarja.com, A.Doci, botoi në faqen e tij personale faktin se Anila Basha paguhej prej kohësh me 700 mijë lekë në muaj si këshilltare mediatike e kryebashkiakëve të Elbasanit, fillimisht Qazim Sejdinit e më pas Gentian Llatjas. Lajmi që pati një shpërndarje të shpejtë si gjithmonë kur ka raste denoncimesh të gazetarëve që paguhen me fonde publike, nuk u prit mirë nga Basha. Ajo nuk u përgjigj për pagesën por kaloi menjëherë në sulm ndaj Carlo Bolinos, duke denoncuar dorën e tij pas këtyre sulmeve që lidheshin me pronësinë e medias Shqiptarja.com. Në një shkrim të gjatë plot fyerje sharje dhe ofendime, Basha shpjegoi historinë e përbashkët me Bolinon në media. Ajo ishte kryeredaktore në medaiat e tij, kur në mënyrë të beftë, për surprizën e të gjithëve, në kohën kur ende ishte në pushtet Berisha, mediat e tyre që ishin në pronësi të la Gazzeta di Mezogiorno në Bari, i bleu biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Bolino dhe Basha të mbetur pa një armë informimi vendosën të themelojnë Shqiptarja. com. Për faktin se Basha mori  me vete një pjesë të stafit dhe se ajo do merrej me punën e përditshme, ajo mbajti 20% të aksioneve. Pikërisht për këto aksione që Bolino do ti zhduke duke kërkuar rritje të kapitalit të shoqërisë të cilën e ka nxjerrë për gjatë të gjitha viteve me humbje duket se ka plasur konflikti. Basha ka botuar bilancet e të gjitha viteve të fundit duke pretenduar se ajo nuk ka marrë në një dekadë asnjë para nga aksionet e saj. Ajo e ka akuzuar Bolinon se pasi mori drejtimin e gazetës e përdori atë për të vënë gjoba dhe goditur. "Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%".

Pasi tregon këtë histori Basha i kujton Bolinos edhe përfitimet që ka marrë nga pushteti përmes VKM-ve të nxjerra enkas nga qeveria që i japin atij me 1 euro ish fabrikën e orave dhe bunk artin. "Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratua më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020" shkruan ajo.

Po me sa duket historisë vështirë se i vihet pikë kollaj. Nuk kaluan dy ditë dhe gazetari Doci i Shqiptarja.com, të cilin Basha e etiketonte si vegël të Bolinos botoi si gjithnjë, jo në gazetë por në faqen e tij, të dhëna të tjera për gazetaren. Sipas tyre ajo paguhet edhe nga Baftiar Zeqaj i Albpetrolit, nga Ministria e brendëshme, e Drejtësisë dhe Albpetroli.

Kur do mbarojë ky sulm i ndërsjelltë? Askush nuk mund të vërë bast. Por një gjë shihet qartë, shumë nga gazetarët më të cilët Bollinos i ka rënë rruga të bashkëpunojë janë ndarë keq me të dhe e kanë akuzuar. I fundit ishte reporteri i njohur i kronikës Artan Hoxha, i cili e akuzoi, jo si gjobëvënës sikurse bën Basha, por se donte kasetën filmike të vrasjeve të 21 janarit për të bërë pazar me Berishën.

©Lapsi.al 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Analiza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të ...

21:17

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI