Flash

Presioni mbi Bashën/ Amerikanët kërkojnë largimin e Berishës nga selia e PD

Lapsi.al 30 July 2021
Presioni mbi Bashën/ Amerikanët kërkojnë largimin e

Sa më shumë kohë të kalojë, aq më i madh do të jetë presioni mbi kreun e PD-së Lulzim Bashën për të marrë një vendim, nëse është në anën e Berishës, apo në anën e amerikanëve. Deri tani ia ka dalë t’i japë formë një dyzimi “as mish as peshk” në lidhje me shpalljen e Sali Berishës “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kur gazetarët e pyetën në konferencën e të enjtes, iu shmang përgjigjes.

Por këtë nuk mund ta bëjë edhe për shumë kohë. Ambasadorja Juri Kim vendosi ta mediatizojë trysninë ndaj Bashës dhe gjithë PD-së këtë të premte përmes një deklaratë të fortë nga selia blu.

Më e drejtpërdrejtë, nuk mund të ishte ambasadorja kur tha “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do “të hante bar” për hir të interesave personale të një njeriu.”

Me "distancë" nga Sali Berisha, ambasada kupton përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD. “Kryetarët e partive do të futen në Kuvend dhe është e rëndësishme që të mund të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këtë çështje. Sikur e kam thënë edhe më parë, PD ka ruajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura nga komunizmi” tha ambasadorja.

Megjithëse i pozicionuar përballë superfuqisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, Sali Berisha nuk bëri hapa pas. Kur u shpall “non grata” për korrupsion madhor, fillimisht paditi në Francë për shpifje sekretarin Blinken. Pastaj ktheu sytë nga PD dhe la të hapur idenë se edhe mund të rikthehej për ta rimarrë prap drejtimin e partisë.

Lexo edhe: Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA

Lexo edhe: Berisha ka një këshillë për Bashën në lidhje me Juri Kim

Lexo edhe: Kush po bën marrëveshje të fshehtë pas shpinës së SHBA/ Flet Berisha

Lexo edhe: Analiza/ Demokratët në grackën e anti- amerikanizmit

Forcën brenda në PD e shfaqi ende pa nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në momentin që hyri në Pallatin e Kongreseve me dy gishtat lart, salla u ngrit në këmbë duke thirrur emrin e Berishës, shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje. Pamjet janë dëshmia më e mirë e presionit tjetër ndaj Bashës.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/Berisha-hyn-ne-Keshillin-Kombetar-te-PD-se.mp4"][/video]

Ditët e fundit, Berisha lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë për ambasadoren amerikane ndërsa denoncoi atë që ai e quajti një aferë të dyshuar për korrupsion. Bëhet fjalë për angazhimin e institutit të Delina Ficos në sistemimin e dosjeve të mbetura pezull nga ngërçi i reformës në drejtësi, thuajse 100 mijë të tilla. Në denoncim Berisha ngrinte pyetjen që shigjetonte direkt ambasadoren amerikane Yuri Kim: A është kjo mënyra se si duhen shpenzuar paratë e taksapaguesve amerikanë?

Lexo edhe: Berisha thumbon Yuri Kim: Paratë e taksapaguesve amerikanë nuk duhet të shpenzohen kështu!

Lexo edhe: Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Lexo edhe: A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Flet Yuri Kim

Në shtator ka premtuar se do të jetë në sallën e parlamentit, madje me energji të dyfishuara.

Por biseda e sotme mes amerikanëve dhe Bashës nuk vjen surprizë për këtë të fundit. Yuri Kim kujtoi se takimi sot ishte në vazhdën e bisedës që Basha kishte bërë me Filip Riker ekzaktësisht një muaj më parë.

Lulzim Basha nuk doli të fliste për gazetarët pas presionit publik që i bënë amerikanët. Ambasadorja la të kuptohet se i ka dhënë kohë për të reflektuar gjatë pushimeve. “Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë” e mbylli deklaratën e saj Yuri Kim./Lapsi.al

REAGIMI I BERISHES

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi i ardhshëm pas shpalljes non-grata nga DASH. Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.

Njoftim shtypi

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve. Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East Ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Të këshilluara

Analiza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të ...

21:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI