Flash

Pa kufij me Serbinë në 2023/ Rama humor me Vuçiçin për Kosovën

Lapsi.al 29 July 2021
Pa kufij me Serbinë në 2023/ Rama humor me Vuçiçin

Refuzimet që erdhën nga Kosova për idenë e Minishengenit Ballkanik nuk e kanë cënuar sintoninë e Edi Ramës me shtetin serb. Në lindje të idesë, që mori formë për herë të parë në Novi Sad pati një ftesë të hapur verbale për Kosovën, por politikanët kosovarë e refuzuan në bllok, pa asnjë përjashtim, që nga Thaçi, Haradinaj, Mustafa e më pas Kurti.

Në mes të politikanëve të tjerë sllavë dhe i refuzuar periodikisht nga politikanët e Kosovës, Rama fillimisht u shfaq i frustruar. Një nga momentet kur shfaqi nervozizmin për situatën ku gjendej, ishte në takimin e minishengenit në Tiranë, kur shpërtheu në sharje dhe ofendime ndaj liderëve të Kosovës.

Lexo edhe: Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Por që atëherë kanë kaluar dy vjet. Tanimë Kosova jo vetëm nuk përbën problem në marrëdhënien me Serbinë, por i shërben për humor dhe batuta me presidentin e Serbisë. Gjatë takimit në Shkup, ku u ra dakort për heqjen e kufijve me Serbinë në 2023, Vuçiç u tha të pranishmëve se ishte 100% dakort me Ramën para se ai të fliste. Para sallës që nisi të qeshë, kryeministri i Shqipërisë ia ktheu me humor: "Tani ai (Vuçiç) do që unë të përmend“njohjen e Kosovës” dhe ai nuk do ta mbështesë".

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/Rama-humor-me-Vuçiç-per-Kosoven.mp4"][/video]

Batuta e Ramës është shoqëruar me të qeshura në sallë, për "gjetjen" që i shkoi nëpër mend aty për aty kryeministrit të Shqipërisë.

Përkëdheljet në publik mes Vuçiçit dhe Ramës dhe e anasjellta, janë tregues i një marrëdhënieje solide mes të dyve, e cila i ka çuar në konfidenca që të dy nuk i fshehin më. Gjithsesi qeveria e Kosovës sot reagoi sërish për të bërë të qartë refuzimin. Përmes një pergjigjeje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi 'mini-Shengen' është nismë pa vizion për rajonin”./Lapsi.al

Lexo edhe: Kurti në Forumin e Prespës: Mini-shengeni Ballkanik pa vizion për rajonin, e refuzojmë ashpër

Lexo edhe: Rama: Minishengeni Ballkanik është rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën

Lexo edhe: “Minishengeni Ballkanik”/ Pse Albin Kurti po e godet “pas shpine”Ramën

Të këshilluara

Analiza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të ...

21:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI