Flash

Open Balkan/ Mali i Zi kundër nismës Rama Vuçiç

Lapsi.al 17 August 2021
Open Balkan/ Mali i Zi kundër nismës Rama Vuçiç

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama që e barazon Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, me Ballkanin e hapur qeveria e Malit të zi është shprehur bapur se është për të parën dhe jo për të dytën.

Kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić, tha për për Vijesti se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, është më i përshtatshëm për vendin sesa nisma Ballkanit të Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

https://lapsi.al/2021/08/14/ballkani-i-hapur-ku-bashkohen-dhe-ku-ndahen-shba-me-be-per-aleancen-rama-vucic-zaev/

Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon për procesin e integrimit në BE prandaj Qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE, tha Kordić.

"Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor," theksoi ajo.

Kordić deklaroi se Tregu i Përbashkët Rajonal ishte më gjithëpërfshirës sesa Ballkani i Hapur, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së.

https://lapsi.al/2021/08/11/manipulimi-i-rames-me-mbeshtetjen-gjermane-per-ballkanin-e-hapur/

Pak ditë më parë kur BE inkurajoi përparimin gjithëpërfshirës në projektin për Tregun e Përbashkët Rajonal, kryeministri Rama e paraqiti këtë si një përkrahje për nismën e tij dhe të Vuçiçit. Por në Ballkanin e hapur ende nuk kanë aderuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

Së fundi me anë të një deklarate për Deutsche Welle qeveria gjermane lë të nënkuptojë se prioriteti i saj është realizimi i marrëveshjeve të dala nga forumi gjithëpërfshirës i Procesit të Berlinit.

Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor. Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” jetësimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e Sofjes në 2020. Në një përgjigje me shkrim për Deutsche Wellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane kujton se “krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të “Procesit të Berlinit”, më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e tyre për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm.”

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI