Flash

Video/ Shaqiri e Sommer nuk mjaftojnë: Spanjën në gjysëmfinale e çojnë penalltitë e portieri

Lapsi.al 2 July 2021
Video/ Shaqiri e Sommer nuk mjaftojnë: Spanjën në

Spanja dridhet, por vazhdon rrugëtimin në Euro 2020. Në cerekfinalen e parë të turneut skuadra e Luis Enrique thyen Zvicrën 4-2 me penallti e rrëmben kalimin për në gjysëmfinale, ku përballë do të ketë fituesen e Belgjikë-Itali. Në Shën Petersburg një gol në cdo pjesë në kohën e rregullt: një autogol i Zakaria (8') zhbllokoi ndeshjen, pastaj Shaqiri (68') barazoi e Zvicra me 10 lojtarë pr kartonin e kuq të Freuler ('77) rezistoi deri tek penalltitë. Nga pika e bardhë vendosën gabimet e Scharf, Akanji e Vargas.

Në Gazprom Arena, pjesa e parë është një përzierje e taktikave dhe lojës me rifillime. Pa Xhakën, Petkovic vendosi Zakaria pranë Freuler dhe u mbështet tek Shaqiri, Seferovic dhe Embolo përpara. Nga ana tjetër, Luis Enrique vuri bast sërisht në tridhëmbëshin Ferran Torres, Morata, Sarabia. Me një ritëm të mirë Spanja mori zotërimin e topit, duke kërkuar lojën në krahë. Zvicra mbeti e ulët dhe përdorte kundërsulmin. Me skuadrat të shkurtra dhe të rregullta, skuadra e Luis Enrique kaloi në avantazh falë një të majte të Jordi Alba të devijuar nga Zakaria që përfundoi në rrjetën e Sommer. Autogoli zhbllokoi ndeshjen, por rriti ritmin dhe hapi hapësira. Zvicra nuk u dorëzua dhe me hyrjen e Vargas për Embolo u përpoq të rrisë presionin mbi iberikët. Pavarësisht kësaj u desh një gabim në mbrojtje i Laportas dhe Torres, që Shaqiri të barazonte rezultatin duke u rrëshqitur topin mes këmbëve të Azpilicuetas. Një gol që vendosi gjithçka përsëri në ekuilibër rezultatin, por jo numrat sepse Oliver i tregoi kartonin e kuq Freuler për një ndërhyrje ndaj Gerard Moreno. Taktika e Petkovic megjithatë mbyti lojën e Spanjës në njëzet metrat e fundit dhe e çoi ndeshjen në kohën shtesë, ku portieri zviceran i thotë jo të gjitha tentative, duke shkuar edhe një herë në harkun e pak ditëve tek penalltitë.

Nga pika e bardhë, i pari që shfaqet ishte Busquets, por edhe i pari që gaboi me topin që goditi shtyllën. Pastaj Gavranovic dhe Dani Omo nuk e humbën shënjestrën. Tre gabimet radhazi të zviceranëve: Schar, Rodri dhe Akanji, ngjitën në katedër Unai Simon, ndërsa Oyarzabal, pas penalltisë mbi traversë të Vargas, vendosi sfidën dhe e çoi Spanjën në gjysmëfinale.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI