Flash

Tirana bën goditjen e madhe: Shehi bind Liridon Latifin të vishet bardheblu

Lapsi.al 26 June 2021
Tirana bën goditjen e madhe: Shehi bind Liridon Latifin të vishet

Tirana ëndërron ti bëjë gjërat si duhet këtë sezon, duke patur qartësisht në mendje objektivin për tu kthyer në luftën për titull, pas një viti plot ulje e ngritje. Pasi siguroi Vesel Limajn, shënjestra e bardhebluve është një tjetër profil i rëndësishëm, i aftë të bëjë diferencën: Liridon Latifi. Sulmuesi anësor, që ka luajtur edhe 5 ndeshje me kombëtaren, ka mbyllur aventurën e tij me Akademia Puskas në Hungari dhe është fare pranë firmës me kryeqytetasit. Për të bindur lojtarin, përvec drejtuesve të klubit, ka zbritur në negociata edhe vetë tekniku Orges Shehi, që insiston për firmën me lojtarin, duke e konsideruar pjesë tepër të rëndësishme të projektit.

27 vjecari është identifikuar si lojtari ideal për 25 herë kampionët e botës, duke qenë se e njeh mirë Superioren, për vitet e kaluara me Skënderbeun në të cilët edhe u evidentua, por mund të garantojë gjithashtu kualitet dhe eksperiencë të fituar edhe në huazimin tek Sheriff Tiraspol dhe me Akademia Puskas. Sipas burimeve që filtrojnë nga klubi bardheblu, Latifi është i interesuar për projektin dhe firma është fare pranë, sepse mes kërkesës dhe ofertës diferenca është e kalueshme.

Ardhja e Limajt dhe e Latifit do të mbyllte kështu cdo vakum të lënë nga largimi i Torassa e Kale dhe do ti jepte mundësinë Shehit të mbështetet në një vijë offensive spektakolare me Seferin në qendër, edhe pse te Tirana po shohin mundësinë për të afruar në skuadër edhe një qendërsulmues tipik, duke qenë se me Latifin të aftë të luajë në të dy krahët, tekniku mund të manovorojë në bazë të modulit të lojës që do të adaptojë tek Tirana këtë sezon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI