Flash

Heqja e shisheve nga Pobga solli vendimin e papritur të Uefa-s: asnjë birrë në daljet e lojtarëve muslimanë

Lapsi.al 26 June 2021
Heqja e shisheve nga Pobga solli vendimin e papritur të Uefa-s: asnjë

Paul Pogba ka triumfuar mbi kompaninë e njohur të birrës. Uefa, pas gjestit të mesfushorit francez i cili kishte shmangur dy shishe birre - edhe pse jo alkoolike - duke u ankuar për respekt për besimin e tij musliman, ka vendosur të ndalojë reklamimin nëse një lojtar musliman kërkon shprehimisht heqjen e shisheve. Me sponsorin është diskutuar dhe ata kanë dhënë konsensusin e tyre për vendimin.

Kjo është ajo që ka vendosur Uefa, pas gjestit të Paul Pogba që erdhi pas atij të Cristiano Ronaldos, i cili spostoi një shishe coca cola të vendosur midis tij dhe kamerave. Nuk ka vlejtur për asgjë sqarimi se birra e njërit prej sponsorëve kryesorë të turneut është në të vërtetë jo-alkoolike dhe prandaj në përputhje me parimet fetare të lojtarit. Tani një zëdhënës i Uefa ka konfirmuar cfarë kishte lajmëruar Daily Telegraph: "Do të pyesim individualisht lojtarin nëse ai dëshiron ta heqë birrën apo jo, edhe nëse është jo-alkoolike. Sponsori është konsultuar pr këtë temë dhe ka pranuar".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI