Flash

Gattuso rekord në Serie A: shkarkohet nga Fiorentina pa luajtur asnjë ndeshje

Lapsi.al 17 June 2021
Gattuso rekord në Serie A: shkarkohet nga Fiorentina pa luajtur asnjë

Aventura e Gennaro Gattusos në pankinën e Fiorentinës ka mbaruar para se të fillonte. Divergjencat në lidhje me merkaton shkaktuan, pas vetëm tre javësh, një thyerje të pariparueshme që çoi në divorc zyrtar mes palëve (Gattuso tashmë e ka nënshkruar kontratën që e lidh atë me Fiorentinën, por ajo nuk ishte depozituar ende). Ndërkohë, fillojnë të qarkullojnë emrat e parë për zëvendësimin e trajnerit në Firence: Rudi Garcia duket se është në vijën e parë, por Claudio Ranieri, Walter Mazzarri dhe Beppe Iachini janë gjithashtu në garë.

Mes opsioneve të ndryshme të vlerësuara është në fakt edhe ajo e kthimit të mundshëm të trajnerit që, në dy sezonet e fundit, ka udhëhequr Violat drejt një shpëtimi të dyfishtë, por për momentin në plan është vetëm Garcia, i cili ka një eksperiencë të mëparshme me Romën në Itali mes viteve 2013 dhe 2016 dhe që vjen nga përvoja e tij në pankinën e Lyon.

KOMUNIKATA

"ACF Fiorentina dhe tekniku Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët, kanë vendosur që të mos ndjekin marrëveshjet paraprake dhe për këtë arsye të mos e fillojnë sezonin e ardhshëm sportiv së bashku. Klubi është vënë menjëherë në punë për të gjetur një zgjedhje teknike që të udhëheqë ekipin Viola drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firences meritojnë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI