Flash

Zyrtare/ Sergio Ramos largohet nga Real Madrid pas 16 vjetësh: të enjten konferenca e lamtumirës

Lapsi.al 16 June 2021
Zyrtare/ Sergio Ramos largohet nga Real Madrid pas 16 vjetësh: të

Lamtumira e Sergio Ramos nga Real Madrid është zyrtare tashmë pas 16 vitesh bashkë. Me një njoftim për shtyp, merengues kanë paralajmëruar një konferencë shtypi për lamtumirën, të planifikuar për të enjten në orën 12.30: "Real Madrid njofton se nesër do të zhvillohet një akt institucional vlerësimi e përshëndetje për kapitenin tonë Sergio Ramos, në prezencë të presidentit Florentino Perez. Më pas, Sergio Ramos do të marrë pjesë në një konferencë shtypi në internet për t'iu përgjigjur pyetjeve nga shtypi".

Sergio Ramos përshëndet kështu Real Madrid, me të cilin nuk arriti të gjejë asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor. Klubi Blanco i ofroi atij një zgjatje për një vit me një ulje prej 10% të pagës, ndërsa lojtari dëshironte të paktën një marrëveshje dy-vjeçare. Sergio Ramos do të përshëndetet me të gjitha nderimet, duke demonstruar harmoninë totale midis palëve, në Ciudad Deportiva në Valdebebas. Palmares i jashtëzakonshëm për Ramos me Real Madrid: 5 suksese në Ligën Spanjolle (2006-07, 2007-08, 2011-12, 2016-17 dhe 2019-20), 4 Champions League (2013-14, 2015-16, 2016 -17 dhe 2017-18), 4 Super Kupa Spanjolle (2008, 2012, 2017, 2020), 2 Kupa e Mbretit (2010-11, 2013-14), 3 Super Kupa Uefa (2014, 2016 dhe 2017), 4 botëror për klube (2014, 2016, 2017, 2018).

Në total Ramos luajti 469 ndeshje duke shënuar 72 gola për Real Madrid. Në sajë të këtyre sukseseve, ai është - në të njëjtin nivel me Marcelo - lojtari i dytë më i suksesshëm në historinë e Real Madrid, pas vetëm Francisco Gentos. Pa kontratë, Ramos tani do të ketë mundësinë të bashkohet me një ekip tjetër. PSG i Mauricio Pochettino ka qenë në gjurmët e tij prej kohësh. Për shkak të një sezoni plot lëndime, Ramos nuk është në Euro 2020 sepse nuk është thirrur nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI