Flash

Citimi i shqiptarëve shpëton Arnautovic: "Nuk ka racizëm", UEFA e skualifikon vetëm një ndeshje

Lapsi.al 16 June 2021
Citimi i shqiptarëve shpëton Arnautovic: "Nuk ka

Një ndeshje skualifikim për Marko Arnautovic. Sulmuesi austriak u penalizua për fyerjet drejtuar shqiptarit Ezgjan Alioski të Maqedonisë së Veriut, pasi shënoi golin e 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit C për Euro 2020. Ish-sulmuesi i Inter u dënua për fraza ofensive, por në këtë rast racizmi u përjashtua. Prandaj ai do të humbasë vetëm ndeshjen kundër Hollandës, të planifikuar për të enjten në orën 21.

Sipas rindërtimeve të episodit, Arnautovic i ka bërtitur kundërshtarit fjalë vulgare duke iu referuar nënës së tij dhe gjithashtu duke iu referuar origjinës së tij shqiptare. Federata Maqedonase e Futbollit zyrtarisht kishte kërkuar nga UEFA një dënim të ashpër: nëse do të ishte konstatuar natyra raciste e fyerjeve, Arnautovic do të rrezikonte deri në 10 javë skualifikim, siç i kishte ndodhur më parë çekut Kudela i Slavia Pragë për fyerjet kundër Kamara të Glasgoë Rangers, në një ndeshje të Europa League.

Arnautovic menjëherë kërkoi falje përmes mediave sociale, duke pranuar se disa fjalë të tepërta ishin thënë në fushë, por duke hedhur poshtë çdo akuzë për racizëm: "Kishte disa fjalë të tepruara për shkak të emocioneve të ndeshjes dhe unë do të doja të kërkoja falje, veçanërisht për miqtë e mi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë - kishte shkruar ai - Dua të them dicka shumë qartë: nuk jam racist. Kam miq në pothuajse të gjitha vendet dhe mbështes diversitetin. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI