Flash

Danimarka proteston ndaj UEFA-s: "Shtyjnë ndeshjen 48 orë për Covid, jo për infarkt"

Lapsi.al 15 June 2021
Danimarka proteston ndaj UEFA-s: "Shtyjnë ndeshjen 48 orë

Polemikat nuk zbuten mes Danimarkës dhe Uefa-s në lidhje me kohën kur duhet të luhej ndeshjen e pezulluar për shkak të infarktit që goditi Christian Eriksen. "Me rastet e koronavirusit është e mundur të shtyhet një ndeshje për 48 orë. Por me sa duket për arrest kardiak jo. Dhe unë mendoj se është e gabuar. Nuk gjej një mënyrë të mirë për të kryer gjëra dhe protokolle. Ndonjëherë ajo që duhet të na udhëheqë është dhembshuria", tha trajneri danez Kasper Hjulmand.

Lojtarët dhe stafi nuk e morën mirë ofertën e Uefa për të qenë në gjendje të ktheheshin në fushë të njëjtën mbrëmje të ngjarjes ose në mesditën e ditës tjetër. Ata e panë këtë vendim sikur i vunë në "një situatë jashtëzakonisht të vështirë", përsëriti trajneri.

SULMI I PETER SCHMEICHEL

Përveç kësaj, Peter Schmeichel, legjenda e Manchester United dhe babai i portierit të kombëtares daneze Kasper, tha se Uefa madje i ka "kërcënuar" danezët me humbje në tavolinë: "Unë pashë një deklaratë zyrtare nga UEFA që thoshte se lojtarët këmbëngulën për të luajtur duke ndjekur udhëzimet e Eriksen, por unë e di që nuk është e vërteta. Ose është mënyra se si ju doni të shihni të vërtetën - shpjegon Peter Schmeichel - U dhanë tre opsione: njëra ishte që të luanin menjëherë 50 minutat e fundit të ndeshjes, e dyta ishte të luanin të nesërmen në mesditë dhe opsioni i tretë ishte të hiqnin dorë nga loja, duke marrë një 3-0 në tavolinë. A ishte atëherë dëshira e lojtarëve për të luajtur? A ishte kështu dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin me të vërtetë një zgjedhje? Nuk besoj se e kishin. Edhe tekniku u pendua seriozisht që i vendosi lojtarët përsëri në fushë". Vetë Kasper tha "Ne u vendosëm në një pozitë të padrejtë. Uefa na dha dy mundësi: të ktheheshim të luanim menjëherë ose të rifillonim të dielën në mesditë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI