Flash

Shorti i favorshëm për Teutën në Champions: ja kundërshtarët e Vllaznisë, Partizanit e Laçit në Conference League

Lapsi.al 15 June 2021
Shorti i favorshëm për Teutën në Champions: ja

Kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare, ai që Teuta ka tërhequr në raundin e parë eleminator të Champions League, që është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, bashkë me atë për raundin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri të Europës, që nis nga ky sezon futbollistik, UEFA Conference League finalja e të cilit do të luhet në stadiumin Air Albania më 25 maj. Teuta, kampione e Kategorisë Superiore në këtë edicion futbollistik, do të luajë kundër skuadrës moldave të Sherif Tiraspol, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Durrës, në datat 6 ose 7 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 ose 14 korrik në Moldavi.

Një ditë më parë, qeveria e futbollit europian, UEFA, bëri publike vazot e ndara për ekipet që kishin siguruar një biletë për këtë tur të parë, për të dyja kompeticionet, duke u njohur kështu me kundërshtarët e mundshëm.

Në edicionin e parë historik të UEFA Conference League, do të marrin pjesë tre skuadra shqiptare, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, me kundërshtarë që natyrisht janë krejtësisht të kalueshëm, gjithnjë nëse shamngen surprizat. Shorti i caktoi nën kampionëve të Vllaznisë të sfidohen me boshnjakët e Shiroki Brijeg, me skuadrën shkodrane që do të zhvillojë ndeshjen e parë në transfertë më 8 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër më 15 korrik.

Nga ana tjetër, ekipi kryeqytetas do të përballet me moldavët e Sfintul George, me të kuqtë që do të udhëtojnë fillimisht drejt Moldavisë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri.

Ndërsa ekipi i Laçit do të luajë kundër skuadrës malazeze të Podgoricës, fillimisht më 8 korrik në Shqipëri ndërsa ndeshjen e dytë në Mal të Zi më 15 korrik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI