Flash

Video/ Polonia me 10 lojtarë dënohet nga Skriniar: versioni goleador i mbrojtësit fut në telashe teknikun Sousa

Lapsi.al 14 June 2021
Video/ Polonia me 10 lojtarë dënohet nga Skriniar: versioni goleador i

Sllovakia i befason të gjithë dhe fiton 1-2 kundër Polonisë në ndeshjen klasike që prish të gjitha parashikimet e grupit, dyshet e mundshme që shkojnë në 1/8 dhe kandidatët për të tretët më të mirë të turneut. Euro 2020 fillon keq për ekipin kombëtar të drejtuar nga Paolo Sousa, i cili fillimisht arriti të ekuilibrojë një sfidë të komplikuar, por përfundoi të paguajë për naivitetin e të tijve, që e shohin veten të detyruar të kapërcejnë dy angazhimet e mbetura me Spanjën dhe Suedinë.

Njeriu më i pritur në Shën Petersburg ishte padyshim sulmuesi rekordmen Lewandowski por, çuditërisht, është skuadra e Tarkoviç që hapi ndeshjen në Grupin E pas kontrasteve të para. Në fakt, Sllovakisë iu deshën vetëm 18 minuta, me Mak që ndërtoi një veprim personal mahnitës: nisi nga krahu i majtë, shmangu markimin e dyfishtë duke kaluar Bereszynski me tunel dhe shënoi në shtyllën e parë. Fatkeq, por jo i pafaj portieri Szczesny, me topin që goditi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë pasi u përplas në shpinën e juventinit: zyrtarisht është një autogol i 31-vjeçarit. Nuk është vetëm një episod, sepse formacioni i Sousas vazhdoi të vuajë, i vendosur nën presion së pari nga një depërtim i Haraslin dhe më pas nga një goditje ngjitur me traversën e Kuckas.

Polonia megjithatë reagoi me atë që më pak pritej, sepse një Linetty shumë negativ për 45 minuta, riktheu barazinë më pak se 30 sekonda pas kthimit në fushë: asist i Rybus dhe mesfushori i Torinos e dërgoi topin në rrjetë, pavarësisht një impakti jo perfekt me topin. Poloninë duket se ka dëshirën dhe energjinë për të përmbysur rezultatin, por në minutën e 62 një naivitet i papritur i Krychoëiak komplikoi gjithçka: shkelje e dukshme dhe karton i dytë i verdhë, që la polakët me 10 lojtarë. Efekti i inferioritetit u ndje menjëherë në qëndrimin e ekipeve dhe në të 68' edhe në rezultat, sepse një goditje nga këndi e Hamsik gjeti Skriniar të lirë: goditja e mbrojtësit përfundoi në rrjetë për golin vendimtar të takimit. Sllovakia kështu fillon të shijojë një fitore befasuese dhe shtyu më tej duke u përpjekur të shmangë një barazim të dytë, që në fakt nuk arriti, sepse sulmi i dëshpëruar polak nuk i dha asnjë shpresë teknikut portugez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI