Flash

Goli i parashikuar në tatuazh: Sterling e bëri ëndërrën realitet në Wembley

Lapsi.al 14 June 2021
Goli i parashikuar në tatuazh: Sterling e bëri ëndërrën
Ëndrrat bëhen ndonjëherë të vërteta, e këtë e provon Raheem Sterling. Me golin që vendosi ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley, sulmuesi anglez i Manchester City në fakt ka përmbushur ëndrrën e një fëmije të rritur në hijen e atij stadiumi madhështor. I lindur në Xhamajka, Sterling u transferua në Angli në moshën pesë vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës, ku ai dikur dëshironte të bëhej mbreti. Një dëshirë aq e fortë saqë e kishte bërë tatuazh në lëkurë: në parakrah ai ka imazhin e tij si fëmijë, me fanellën me numrin 10 të Anglisë mbi supet e tij, ndërkohë që admiruon madhështinë e Wembley. Sot, 27 vjeçar, Sterling e bëri ëndrrën e tij të vërtetë. Një gol, i pari për sulmuesin në fazën finale të një kompeticioni ndërkombëtar, që lejoi Anglinë të fitojë për herë të parë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian: "Është një ndjenjë e mirë - shpjegoi Sterling - Kam thënë gjithmonë se një ditë do të luaja në Wembley dhe do të shënoja në një turne të madh. Unë u rrita dy minuta larg këtij stadiumi, e dija se duhej të shënoja. Ishte një ndjenjë e shkëlqyer të isha në gjendje ta bëja atë. Dhe na duhej fitorja. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të kemi këtë mentalitet fitues për të vazhduar më tej". Finalja më 11 korrik do të luhet pikërisht në Wembley ... JAVA PERFEKTE Cfarë jave për Sterling! Të dielën goli spektakolar në Wembley e të premten Mbretëresha Elisabetta II e ka nominuar Member of British Empire, një mes nderimeve më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar, për fushatën e tij kundër diskriminimit racial që lojtari e vazhdon nga viti 2017.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI