Flash

Video/ Hakmarrje e shërbyer tre vjet distancë: Angli thyen Kroacinë në Wembley

Lapsi.al 13 June 2021
Video/ Hakmarrje e shërbyer tre vjet distancë: Angli thyen

Anglia merr tre pikët e para të Grupit B, duke mundur në ndeshjen debutuese nënkampionët e botës në fuqi Kroacinë e duke u hakmarrë kështu për eleminimin në gjysëmfinale të Botërorit 2018. Britanikët i falen Sterling, që shënoi golin vendimtar, në një ndeshje praktikisht me sens unik, me ballkanasit të paaftë të impenjonin në asnjë moment portierin Pickford.

Në Wembley anglezët e nisën ndeshjen në mënyrë brilante, me një shtyllë të Foden në minutën e 6', ndërsa Livakovic i tha jo edhe një goditje fluturimthi të Phillips (9'). Kroatët arritën me kualitetin dhe eksperiencën e Brozovic, Modric e Kovacevic të ulnin ritmin, duke ngadalësuar kundërshtarët, që megjithatë mbetën më kërkuesit deri në pushim të ndeshjes.

Me ekranin e madh të impiantit anglez që i uronte shërim të shpejtë Eriksen, që në Londër ka lënë gjurmë e shumë madje, Anglia rinis të xhirojë mirë, duke arritur të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 57 me Sterling që mposhti Livakovic pas një asist të kuruar të Phillips. Të gjitha rastet janë për Tre Luanët, me Sterling që shkoi pranë golit të dytë në dy raste të tjera, ndërsa Kane shpenzoi një nga ato mundësi që zakonisht qendërsulmuesi i Tottenham nuk i gabon. Pickford nuk kaloi asnjë rrezik dhe rezultati nuk ndryshoi me Anglinë që merr kreun e grupit dhe sheh e sigurtë drejt 1/8, duke qenë se ka mundur kundërshtarin më të fortë të grupit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI