Flash

Hysaj tek Lazio me parametër zero e pa rritje rroge: shqiptari rigjen sërish 'mentorin' e tij Sarri

Lapsi.al 13 June 2021
Hysaj tek Lazio me parametër zero e pa rritje rroge: shqiptari rigjen

Elseid Hysaj është gati të ripërqafojë Maurizio Sarrin. Sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport mbrojtësi anësor shqiptar ka gjetur akordin për tu trasferuar te Lazio me parametro zero, pasi në 30 qershor dfo të përfundojë kontrata e tij me Napolin. Pagesa që shkodrani do të përfitojë në kryeqytet do të jetë në linjë me atë që fiton aktualisht, rreth 1,6 milionë euro në sezon.

Pritja që Hysaj të vishej bardhekaltër ka përfunduar. Në fakt ishte një situatë e paralajmëruar, jo vetëm sepse Sarri ka tentuar ta marrë gjithnjë me vete "ushtarin" e tij, por edhe sepse Lazio, në faqen zyrtare të klubit, publikoi para kohe një tekst që projektonte merkaton e ardhshme, duke iu referuar Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysajt. “Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e milicive sarriane për një kohë të gjatë” shkruante njoftimi që parapriu zyrtarizimin e Sarrit te Lazio dhe tani edhe të Hysajt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI