Flash

"Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt": Eriksen shkruan në chat dhe i qetëson të gjithë

Lapsi.al 13 June 2021
"Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt": Eriksen shkruan

"Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti". Fjalë që sjellin lehtësim dhe largojnë frikën e madhe. Kjo është fraza që Christian Eriksen shkroi rreth orës 11 të mbrëmjes së kaluar në grupin e chat-it të Interit për t'i dhënë zemër gjithë mjedisit zikaltër, nga shokët e skuadrës të shpërndarë nëpër botë, te stafi teknik e drejtuesit, pas imazheve të tmerrshme të shembjes së tij në fushë, të ndihmës së menjëhershme, dëshpërimit të lojtarëve të Danimarkës dhe gruas së mesfushorit të Interit në anë të fushës.

"Eriksen dërgoi një mesazh në bisedën tonë të brendshme, i cili demonstron harmoninë e madhe që ekziston në grupin e Inter", konfirmoi administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta për mikrofonët Rai: "Dinamika paralajmëroi diçka dramatike, për fat të mirë nuk ishte kështu falë ndërhyrjes së shokëve të skuadrës dhe strukturës shëndetësore të stadiumit. Tani Eriksen është në duart e Federatës Daneze të Futbollit, mjekët tanë menjëherë ranë në kontakt me kolegët danezë. Eriksen nuk kishte Covid dhe nuk ishte i vaksinuar - shtoi ai.

"Kaluam një moment të keq, jo unë, por e gjithë familja e klubit tonë - tha kreu i stafit mjekësor të Inter Piero Volpi - Në ditët e ardhshme ai do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara. E rëndësishme është që ai është mirë, por kurrë nuk ka patur asnjë episod që, qoftë edhe nga distanca, të kishte lënë të kuptohet për një problem, as kur ishte te Tottenham dhe as te Inter. Në Itali, kontrollet janë shumë të rrepta."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI