Flash

Video/ Euro 2020, dy gola me kokë e një i anulluar me VAR: Zvicra e Uellsi nuk kundërshtojnë dot Italinë

Lapsi.al 12 June 2021
Video/ Euro 2020, dy gola me kokë e një i anulluar me VAR: Zvicra e

Në grupin A ku Italia kishte vendosur diktatin që në debutim me tre gola, Uellsi e Zvicra nuk shkojnë më shumë se 1-1 në sfidën e luajtur në Baku. Pas një pjese të parë të bllokuar e me pak raste, sfida u hap pas rifillimit me avantazhin e helvetëve në goditjen me kokë të Embolo në minutën e 49' në zhvillimet e një goditje këndi. Përgjigja e uellsianëve erdhi në minutën e 74' me goditjen e saktë me kokë të Moore, ndërsa në fund ishte portieri i britanikëve Ward që shpëtoi rezultatin, i ndihmuar edhe nga VAR.

Kompletohet kështu raundi i parë në grupin A. Pas fitores 3-0 për Azzurri ndaj Turqisë, në Baku të Azerbajxhanit Uellsi dhe Zvicra barazuan 1-1 me golat e Embolo dhe Moore, duke e lënë ekipin kombëtar të Mancini të vetëm në krye të grupit. Pjesa e parë ishte dukshëm nën markën zvicerane. Shansi i vetëm për uellsianët arriti në minutën e 15: goditja me kokë e Moore u devijua mbi traversë nga një fluturim i shkëlqyer i Sommer. Shansi më i mirë për Zvicrën e Petkovic është një tentativë me thembër e Schar, e devijuar për një kënd nga Ward në minutën e 21. Pak para pushimit Seferovic ka në këmbët e tij avantazhin, pas një asist të Embolo, por sulmuesi nuk gjeti kuadratin.

E megjithatë, sulmuesi përmirësohet 3 minuta pas rifillimit, duke shënuar me një goditje të saktë me kokë në minutën e 50' në zhvillimet e një goditje këndi. Avantazhi i Zvicrës e nxorri Uellsin nga pozitat pritëse dhe reagimi i britanikëve ishte ai i duhuri. Petkovic ndoshta mendoi shumë më shpejt se duhej për të mbrojtur rezultatin, duke nxjerrë nga fusha edhe Shaqirin dhe në minutën e 75 erdhi barazimi. Moore nuk e pengoi fasha në kokë për të goditur saktë në zhvillimet e një goditje këndi, duke i marrë kohën mbrojtësit në markaturë, duke e dërguar topin aty ku Sommer nuk mund të arrinte.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI