Flash

Media turke i dorëzohet madhështisë së Italisë: "Na i morën mendtë"

Lapsi.al 12 June 2021
Media turke i dorëzohet madhështisë së Italisë:

"Na i morën mendtë". Eshtë një nga komentet që mund të lexohet në gazetën turke' Hurriyet 'pas disfatës 3-0 të skuadrës së Senol Gunes kundër Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. "Diferenca në ritëm dhe kualitet fizik, asnjëherë nuk ishim në gjendje të çojmë topin përpara," vazhdon e përditshmja. I ashpër edhe komenti i së përditshmes tjetër sportive, Fanatik: "Ishte ndeshja më e keqe e luajtur prej një kohe të gjatë. Është e vështirë të flasësh për një ekip të madh për Italinë. Po, kanë pasur një seri të mirë rezultatesh, por a e kemi studiuar ndonjëherë Italinë?"

Më i butë, por gjithsesi shumë pozitiv, komenti i gazetave të tjera të huaja, pothuajse të gjitha në një linjë, nga spanjollët te francezja L'Equipe, që flasin për një rilindje të të kaltërve, duke nënvizuar në titujt se "Italia është kthyer të bëjë Italinë", një shenjë e një ndryshimi të qartë të kursit pas dështuar të kualifikimit në Kupën e Botës, tre vjet më parë.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI