Flash

Video/ Italia magjeps në debutim: tre gola për tre pikë, shpartallohet Turqia

Lapsi.al 11 June 2021
Video/ Italia magjeps në debutim: tre gola për tre pikë,

Euro 2020 për Italinë fillon me tre gola kundër Turqisë: ekipi kombëtar i Mancinit fitoi 3-0 në Olimpico me të gjitha golat të shënuar në pjesën e dytë. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa bërë keq, rezultati u zhbllokua nga autogoli i Demiral në goditjen-kros të Berardit në minutën e 53. Sapo mori epërsinë, Italia përshpejtoi të siguronte rezultatin, duke dyfishuar me Immobile në minutën e 66, pas reagimit të Cakir në goditjen e Spinazzolas dhe, më pas, duke firmosur trisin me Insigne.

Debutim i mrekullueshëm i Italisë së Roberto Mancini, që në mënyrë evidente dominoi Turqinë, i shënoi tre gola dhe e nisi në mënyrë spektakolare këtë Europian. Një pjesë e parë tepër e bllokuar, me turqit që menduan vetëm të mbroheshin. Cakir ishte vendimtar në goditjen e Chiellini, pastaj në shtesë arbitri nuk akordoi prekjen me dorë brenda zonës të Celik, edhe pse duhej të ishte penallti.

Ndryshimi ndodhi në minutën e 53': Berardi kaloi në fundore Meras e krosoi me të djathtën, Demiral në tentativë për ta larguar e dërgoi në portën e tij me gjoks, duke fiksuar golin e parë në europian dhe autogolin e parë, në të njëjtën kohë, në Euro 2020. Ndeshja ndryshoi: Immobile gjeti golin e dytë pas pritjes së Cakir ndaj një Spinazzola të pamarkueshëm, pastaj turqit u tradhëtuan edhe nga Cakir, që me një rivënie të topit në lojë në mënyrë të gabuar i dha mundësinë kundërsulmit italian që solli 3-0 e Insigne, i shërbyer mirë nga Immobile. Italia merr kështu menjëherë kryesimin e grupit A dhe paralajmëron Zvicrën e Uellsin që do të luajnë nesër ndeshjen e tyre të parë, në tentativë për të shqetësuar kryesimin e formacionit të Mancinit.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI