Flash

Donnarumma, akord total me PSG: vizitat mjekësore dhe 5 vjet me 12 milionë në sezon

Lapsi.al 12 June 2021
Donnarumma, akord total me PSG: vizitat mjekësore dhe 5 vjet me  12

Gigio Donnarumma është në fakt një lojtar i PSG-së. Ish-portieri i Milan tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin parisien me të cilin ai do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë 12 milionë në sezon, duke përfshirë bonuset. Titullari i kombëtares italiane ka mbyllur telenovelën e merkatos që vazhdonte prej disa muajsh me kuqezinjtë që u mbrojtën me blerjen e Maignan nga Lill dhe Donnarumma që ka zgjedhur ofertën më të përshtatshme mes atyre të Juventus, Barcelona e PSG. Gjatë ditës, stafi mjekësor i PSG pritet në Coverciano, ku Donnarumma do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para se të vendosë firmën.

Me pak fjalë, është gjithcka e kryer. Marrëveshja, e cila mori hov më pak se një javë më parë, hyri në seriozitet në ditët e fundit deri në akordin e orëve të fundit. PSG, i gatshëm të bëjë gjithçka për ti rrëmbyer Donnarumman konkurencës, iu nënshtrua kërkesave të Gigio dhe menaxherit të tij Mino Raiola duke vendosur në tavolinë një kontratë faraonike dhe lojtari, fillimisht i dyzuar për një transferim jashtë vendit, nuk ishte në gjendje të thoshte jo.

Në këtë pikë, me ish-portierin e Milan të përfshirë me Italinë në Kampionatin Evropian, vizitat pothuajse me siguri do të zhvillohen në Coverciano. Pas kësaj, mbetet vetëm zyrtarizimi që sezonin e ardhshëm do ta shohë Donnarumman me fanellën e PSG.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI