Flash

Euro 2020, Portugalia humbet Cancelo: pozitiv me Covid, thirret me urgjencë Diogo Dalot

Lapsi.al 13 June 2021
Euro 2020, Portugalia humbet Cancelo: pozitiv me Covid, thirret me urgjencë

Goditje e rëndë për Portugalinë dy ditë para debutimit të Euro 2020 kundër Hungarisë: Joao Cancelo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Autoritetet shëndetësore hungareze u informuan menjëherë dhe lojtari - i cili është mirë - u vendos në izolim. Në vend të tij, trajneri Fernando Santos ka thirrur me shpejtësi Diogo Dalot, protagonist në Kampionatin Evropian me ekipin Under 21 që arriti në finale (humbi kundër Gjermanisë).

KOMUNIKATA

"Diogo Dalot, i kombëtares nën 21 vjeç, do të bashkohet me delegacionin e ekipit kombëtar që ndodhet në Budapest për t'u përgatitur për debutimin në Euro 2020. Lojtari i AC Milan do të zëvendësojë João Cancelon, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 pas një testi të shpejtë me antigjen i kryer të shtunën nga Njësia e Shëndetit dhe Performancës të FPF. Autoritetet shëndetësore hungareze u informuan menjëherë dhe lojtari - i cili është mirë - u vendos në izolim. Rezultati i testit të kryer nga USP u konfirmua nga një test RT-PCR i kryer te João Cancelo rezultati i të cilit u bë i ditur të dielën në mëngjes. Në përputhje me protokollin Covid-19 të përcaktuar nga UEFA para ndeshjeve EURO 2020, të shtunën të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit iu nënshtruan testeve RT-PCR. Rezultatet, me përjashtim të João Cancelos, ishin negative. Autoritetet shëndetësore hungareze u vunë në dijeni në respektim të procedurave të mbrojtjes, të respektuara plotësisht sipas protokollit të UEFA-s, në një grup që gjithashtu ka një shkallë të lartë të mbulimit të vaksinimit dhe autorizoi ekipin kombëtar të respektojë planin e përcaktuar për Kampionatin Evropian pa ndonjë ndryshim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI