Flash

"Ishte praktikisht i vdekur, nuk di si e kthyem": mjeku i Danimarkës tregon gjendjen e Eriksen

Lapsi.al 13 June 2021
"Ishte praktikisht i vdekur, nuk di si e kthyem": mjeku i

"Është në humor të mirë dhe të gjitha testet deri më tani duken mirë". Mjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen, gjatë konferencës për shtyp ka sqaruar gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen. Për atë që ndodhi saktësisht mjeku nuk mund të japë përgjigje për momentin. "Ende nuk ka asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur dhe kjo është një nga arsyet pse ai është ende në spital. Duhet gjetur se çfarë ka ndodhur. Ai ishte praktikisht i vdekur ... Ishte në arrest kardiak. Nuk e di se si e kthyem përsëri në botë, gjithçka ndodhi kaq shpejt. Unë nuk jam kardiolog, nuk mund të hyj në detaje, për këtë ka specialistë, ekspertë të lëndës”, shtoi Boesen.

Lojtarët e ekipit kombëtar danez patën një takim video me Eriksen dhe morën ndihmë nga psikologët, të cilët u bashkuan me ekipin në Hotel Marienlyst ku është vendosur kombëtarja daneze, shtoi mjeku. Traineri Hjulmand gjithashtu foli në konferencën për shtyp dhe rrëfeu një prapaskenë të rëndësishëm: "Christian ishte i shqetësuar për ne dhe familjen e tij, ai tha se nuk mbante mend shumë dhe se ishte i shqetësuar për ne. Është tipike e tij, kjo tregon cfarë lojtari i madh dhe çfarë personi i shkëlqyer është ai. Donte që ne të luanim, ai është një futbollist dhe ndihet më mirë kur luhet futboll. Ne do të përpiqemi të luajmë për të".

Duke folur për polemikat që kishin të bënin me vazhdimin e lojës, trajneri tha: "Unë mendoj se ishte e gabuar të liheshin lojtarët të zgjidhnin midis dy mundësive. Ata ishin nën stres dhe nuk dinin se si po shkonte shoku i tyre. Kam përshtypjen se nuk duhet të kishim luajtur, mbase duhet të hipnim në autobus dhe të shkonim në shtëpi. Por është diçka që e mendoj tani, ishte një vendim i vështirë. Jam krenar për ta, dje ne pamë se çfarë është futbolli: fryma e ekipit, dhembshuria, dashuria. Ishte gjithcka një sinjal i shkëlqyer".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI