Flash

Video/ Ronaldo rekord absolut në Europian: dygolëshi e mban CR7 tre gola larg rekordit të Ali Daei

Lapsi.al 15 June 2021
Video/ Ronaldo rekord absolut në Europian: dygolëshi e mban CR7 tre

Mjaftojnë pak minuta edhe në një ndeshje që dukej e mallëkuar për të, me raste të humbura para portës, që Cristiano Ronaldo jo vetëm të lërë gjurmë, por edhe të shënojë një dygolësh që e projekton në krye të të gjithëve në kontinent për gola të shënuar në kampionatet Europiane. Tani Michel Platini, me të cilin ndante kreun, ka mbetur pas, sepse para 60 mijë tifozëve të Puskas Arena shënoi dy gola në tre minutat e fundit të ndeshjes me Hungarinë, duke vënë tani në shënjestër rekordin e Ali Daei.

Cristiano Ronaldo që kërkonte rekordin, për tu bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Europian, shënoi golin e parë në të 87 nga pika e bardhë e penalltisë. Portugezi nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe të tretin për Portugalinë e të dytin persona në minutën e 90, duke fiksuar 11 gola të shënuar në kampionatet Europiane.

Dygolëshi i portugezit i përgjigjet atij të Lukakut të shtunën, duke e ngjitur në kuotën e 106 golave me kombëtaren, që i jep të drejtën CR7 të ndjekë edhe rekordin e vetëm të mbetura pa thyer atë të golave me kombëtaren që mbahet nga iraniani Ali Daei me 109.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI