Flash

“Rudiger më kafshoi, por nuk dua të dënohet": Pogba kërkon të mbrojë gjermanin, por UEFA jo

Lapsi.al 16 June 2021
“Rudiger më kafshoi, por nuk dua të dënohet": Pogba

Mes shumë veprimeve spektakolare në Francë-Gjermani, ndodhi edhe kafshimi i Rudiger ndaj Pogba. Sigurisht që nuk është i krahasueshëm me atë të Suarez ndaj Chiellini në 2014, por sidoqoftë një gjest jo i bukur që nuk i shpëtoi syve të kamerave dhe që mund t'i kushtonte penalitetin mbrojtësit gjerman, edhe pse nuk mori në të vërtetë as karton e veprimi nuk u ripa as në Var. Gjithësesi, Pogba e mbrojti në fund të ndeshjes: “Ai më kafshoi. Por nuk dua që të dënohet ”.

Disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, Rudiger u kap nga kamerat duke u përpjekur të kafshonte në shpinë francezin, i cili menjëherë u ankua te gjyqtari: "Ai më dha një kafshim, por ne njihemi me njëri-tjetrin prej kohësh. I thashë arbitrit, ose më saktë atij që vendos e ai mori vendimin e tij. Për mua përfundoi atje, thjesht dua të mendoj për futbollin. Nuk u dhanë kartona dhe mendoj se është më mirë kështu. Ishte një ndeshje e bukur dhe unë jam i lumtur për tifozët tanë, por nuk dua që Rudiger të pezullohet për diçka të tillë. Në fund të lojës u përqafuam ”, ka thënë Pogba pas ndeshjes.

Pavarësisht nga 'falja' e mesfushorit, megjithatë, kjo nuk i jep fund cështjes se, edhe pse nuk është dhënë asnjë karton, nuk përjashtohet që episodi të abalizohet përmes provës TV.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI