Flash

FOTO/ Szczesny bëri autogol, gruaja e tij akuzon: “Kemi marrë ofendime të tmerrshme”

Lapsi.al 16 June 2021
FOTO/ Szczesny bëri autogol, gruaja e tij akuzon: “Kemi marrë

Polonia ka humbur në debutimin në Euro 2020 dhe Wojciech Szczesny u bë portieri i parë që shënoi një autogol në një kampionat evropian. Një fat i keq që ka tërhequr shumë kritika mbi portierin e Juventusit, por mes kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, ka theksuar bashkëshortja e Szczesny: "Jam krenare për ekipin tonë. Ata luftuan dhe bënë më të mirën. Emocionet ishin të mëdha! Jam krenar për burrin tim të dashur Szczesny. Ai është gjithmonë një fitues për ne, çfarëdo që të ndodhë në fushë. Unë e di se sa shumë punon dhe sa i kushton kjo. Jam krenar që gjithmonë përpiqesh të përfaqësosh me krenari vendin tonë. Nuk i kuptoj ata që shkruajnë këto gjëra të tmerrshme. Kështu doni t’i mbështesni lojtarët e ekipit tuaj kombëtar?". Në këtë mënyrë, Marina, gruaja e portierit të Polonisë, ka dashur t’u përgjigjet ofendimeve të marra në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI