Flash

Eriksen nuk do të luajë dot më në Itali: danezit do t'i implantohet një defibrilator kardiako automatik

Lapsi.al 17 June 2021
Eriksen nuk do të luajë dot më në Itali: danezit do t'i
Christian Eriksen do të operohet. Mesfushorit të Inter dhe Danimarkës do t'i implantohet një ICD, një defibrilator kardiak automatik. Lajmi është konfirmuar nga Federata Daneze e Futbollit, në një komunikatë për shtyp për të dhënë informacion mbi gjendjen e lojtarit, i cili në minutën e 43 të ndeshjes së të shtunës së kaluar kundër Finlandës, në Euro 2020, u shemb në fushën e lojës, viktimë e një infarkti. Bëhet fjalë - vazhdon deklarata -, për "një mjet të domosdoshëm pas infarktit të shkaktuar nga një aritmi. Christian e ka pranuar zgjidhjen e sugjeruar nga specialistë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët, të gjithë, kanë rekomanduar këtë lloj trajtimi. Kërkojmë nga të gjithë që t'i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi," përfundon shënimi. Në momentin e pranimit të kësaj zgjedhje, aventura e Eriksen në Itali ka prfunduar, sepse lojtari nuk mund të luajë. Defibrilatori kardiak automatik mund të jetë edhe një zgjidhje e përkohëshme, me vlerësime të reja që mund të bëhen më vonë pas testeve të tjera e kontrolleve të reja, por nëse gjërat janë kështu, në Itali, Eriksen nuk do të mund të merrte aftësinë sportive.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI