Flash

Pauzë për Eriksen në minutën e 10: Danimarka e Ukraina luajnë gjithçka, Hollanda kërkon kalimin në 1/8 e Euro 2020

Lapsi.al 17 June 2021
Pauzë për Eriksen në minutën e 10: Danimarka e Ukraina

Danimarka kthehet përsëri në fushë pas të shtunës së mallkuar në të cilën, të detyruar të kthehen për të luajtur pak pasi ishin një hap larg tragjedisë, ata humbën ndeshjen e tyre të parë të Euro 2020 kundër Finlandës. Problemi është se danezët duhet të bëjnë pikë kundër një prej favoritëve: Belgjikës. Ukraina e Shevcenkos është e detyruar të fitojë me çdo kusht kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa Hollanda, e cila përballet me Austrinë, mund të marrë kalimin për në raundin e 1/8 me një tjetër fitore.

Pesha e çështjes Eriksen ka ndryshuar fatalisht Evropianin e Danimarkës. Tani i duhet dhënë një kënaqësi atij dhe bashkatdhetarëve në fushë. Përballë është Belgjika e Lukakut dhe fakti që janë tashmë në mes të një sfide për brenda ose nga jashtë nuk është saktësisht situata më e miri nga pikëpamja psikologjike. Rusia, duke mundur Finlandën, ka rihapur lojërat për kualifikim por skuadra e Hjulmand, në çdo rast, është e detyruar të marrë pikë. E duhet ta bëjë me një grup që është ende i tronditur, me një Kjaer që nuk e di nëse është në gjendje psikologjike për të zbritur në fushë. Në këto raste, kurrë nuk i dihet, në start, cili do të jetë qëndrimi mental i një grupi. Jensen do të zëvendësojë Eriksen në mes të fushës dhe më pas misioni do të jetë të përmbajë një makinë lufte të drejtuar nga tridhëmbëshi Mertens-Lukaku-Carrasco, me Meunier dhe Hazardin tjetër në krahë dhe qartësinë e Tielemans në organizim.

Hollanda ka në këmbë shansin e kualifikimit në 1/8 në ndeshjen ndaj Austrisë. Kundër Ukrainës, tulipanët shfaqën një ekip të shkëlqyeshëm, pavarësisht kritikave për një sistem loje, 5-3-2, i cili thjesht nuk arrin të gëlltitet nga puristët e futbollit portokalli. De Boer nuk i intereson fare dhe mbështetet në një mbrojtje që rikuperon De Ligt dhe një sulm të frymëzuar nga Wijnaldum dhe të konkretizuar nga dyshja Depay-Weghorst. Në anën tjetër, është një ekip që ka tre pikë në renditje, por sigurisht nuk ka ekzaltuar në daljen e tij të parë. Foda beson në vizionin e kthjellët të lojës së Sabitzerit, në shkathtësinë e Alabas dhe në inkursionet në krahë të Lainer dhe Lazaros.

Shansi i fundit edhe për Ukrainën, në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Të mundur në fund nga Hollanda, skuadra e Shevcenkos duhet të përpiqet të fitojë, duke shpresuar të përsërisë gjithcka çfarë bëri në fazën sulmuese në atë ndeshje. Kombinimet në nivel të lartë teknik mes Yarmolenko, Malinovskyi, Zynkenko dhe Yaremchuck janë baza e lojës ukrainase. Maqedonia ka besim te i pashtershmi Pandev, i cili është akoma në gjendje të bëjë diferencën në zonën e shënimit, një hap larg moshës 38 vjeç.

EURO 2020 - GROUP C

15:00 Ukraine ? - ? North Macedonia

21:00 Netherlands ? - ? Austria

EURO 2020 - GROUP B

18:00 Denmark ? - ? Belgium

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI