Flash

Mjeku që e ringjalli pas 30 sekondash rrëfen fjalët e para të Eriksen: "Dreqin, jam vetëm 29 vjeç"

Lapsi.al 17 June 2021
Mjeku që e ringjalli pas 30 sekondash rrëfen fjalët e para

"U ktheva përsëri me ju." Këto ishin fjalët e para të thëna nga Christian Eriksen pas infarktit të së shtunës së kaluar gjatë ndeshjes kundër Finlandës. Rrëfimi është i Jens Kleinefeld, mjeku që e ringjalli atë, i cili zbuloi për disa media gjermane shkëmbimin e parë të fjalëve me lojtarin e Interit: "A je këtu me ne?" e ka pyetur mjeku Eriksen, i cili u përgjigj: "Po, u ktheva përsëri me ju". Dhe menjëherë më pas: "Dreqi ta marrë, jam vetëm 29 vjeç". Këtu mjeku e kuptoi që nuk kishte pasur të paktën dëmtime të trurit.

Defibrilatori, tregoi mjeku, u përdor vetëm pas disa minutash masazh të vazhdueshëm të zemrës dhe mesfushori u zgjua "rreth 30 sekonda më vonë". "Ishte një moment shumë prekës sepse shanset për të qenë të suksesshëm në një shpëtim të atij lloji, në situata të përditshmërisë, nuk janë aq të mëdha - shpjegoi Jens Kleinefeld, para se të specifikonte se - ky lloj trajtimi funksionon më shumë tek atletët profesionistë të shëndetshëm, në krahasim me pacientët të cilët shpesh kanë kushte para-ekzistuese".

Eriksen, ka thënë më pas doktori, pastaj mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë rrugës nga fusha në dhomat e zhveshjes dhe deri në spital, gjë që e qetësoi shumë Kleinefeld: "Unë isha 99 për qind i sigurt se ai do të mbërrinte në spital në gjendje të qëndrueshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI