Flash

Lionel Messi, e ardhmja te Inter: "Jam optimist që do të luajë këtu"

Lapsi.al 10 June 2021
Lionel Messi, e ardhmja te Inter: "Jam optimist që do të

E ardhmja e Lionel Messi mund të jetë me të vërtetë me yje dhe vija. Në destinin e tij duket të jetë Inter Miami, ku luajnë Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, siç konfirmohet nga pronari i klubit të MLS, Jorge Mas: "Unë dhe David Beckham (bashkëpronar i ekipit) po punojmë seriozisht për këtë - tha ai -. Ambicia jonë është të sjellim lojtarët më të mirë këtu dhe Leo është një talent gjeneracional, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Unë jam optimist se ai mund të luajë për Inter Miami ".

Mas, duke folur për Miami Herald, nënvizoi se objektivat e argjentinasit dhe ato të klubit të tij mund të përkojnë: "Ardhja e tij do të kurorëzonte karrierën e futbollistit më të madh të brezit tonë dhe do të lidhej me ambicjet tona: ne duam të ndërtojmë një ekip të vlera botërore ".

Sipas zërave të fundit, Messi po punon për nënshkrimin e një marrëveshje dhjetë-vjeçare me Barcelonën, që parashikon dy vjet të tjera me fanellën blaugrana, si lider e kapiten, pastaj dy sezone në MLS në klubin e Beckham (së bashku me të mund të mbërrijë edhe Agüero), e në fund një rol si partner strategjik dhe ambasador i Barças në botë, të paktën deri në vitin 2031. Fjalët e Mas duket se konfirmojnë këtë skenar në të gjitha aspektet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI