Flash

Ronaldo dy rekorde me një gol: 100 realizime në tre vjet me Juventus, askush si ai

Lapsi.al 13 May 2021
Ronaldo dy rekorde me një gol: 100 realizime në tre vjet me Juventus,
Me golin e shënuar kundër Sassuolo, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 100 golave me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Ligën e Kampionëve, 2 në Super Kupën e Italisë dhe 4 në Kupën e Italisë). Një tjetër rekord i arritur për CR7: në historinë e klubit të Juventusit, askush para tij nuk ia kishte dalë në vetëm tre vjet. Jo vetëm kaq: asi portugez bëhet futbollisti i parë në histori i aftë të prekë shifrën e trefishtë me tre klube të ndryshme: Juventus, Real Madrid dhe Manchester United. CR7 bëhet kështu lojtari i tretë në historinë e Serie A që shënon të paktën 80 gola në tre sezonet e tij të para në kampionat, pas Stefano Nyers (87) dhe Gunnar Nordahl (85). Edhe Paulo Dybala gjithashtu shënoi në të njëjtën ndeshje në Mapei Stadium, për të fiksuar të njëjtën shifër: 100 gola me Juventus. La Joya u bë lojtari i parë jo-evropian që arriti këtë objektiv në të gjitha kompeticionet me fanellën bardhezi (duke përjashtuar lojtarët e natyralizuar). Pas njoftimit të lamtumirës së tij me fanellën bardhezi (kësaj radhe përfundimisht), Gigi Buffon hoqi kënaqësinë në moshën 43 vjecare të pritjes së një penalltie (nuk kishte ndodhur që nga viti 2017) Kjo sjell me vete edhe një rekord të vogël dhe kurioz: ai është portieri më i vjetër që ka pritur një penallti në Serie A. Ka lavdi edhe për Leonardo Bonuccin i cili mbrëmë luajti ndeshjen e tij të 300 si titullar me Juven në Serie A, lojtari i katërt i Juventusit që kaloi këtë arritje historike në epokën e tre pikëve për fitore pas Gianluigi Buffon (489), Alessandro Del Piero (374) ) dhe Giorgio Chiellini (355).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI