Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Plasin konfliket tek Inter, menaxheri i Bastonit kërcënon: "Rinovim sipas akordit, ose nga korriku ndryshon gjithçka"

Lapsi.al 12 May 2021
Plasin konfliket tek Inter, menaxheri i Bastonit kërcënon:

Në shtëpinë e Inter, pas triumfit të titullit katër javë më herët, është koha për të bërë bilancet. Presidenti Steven Zhang i ka kërkuar ekipit të heqë dorë nga dy paga, që do të lejonte shoqërisë në vështirësi ekonomike të kursejë rreth 25 milion euro bruto. Në pritje të përgjigjes, e destinuar të jetë një 'jo' në unison, ekziston mundësia e sakrifikimit të disa emrave të mëdhenj për të inkasuar para. Në këtë paqartësi, mbërrijnë fjalët e menxherit të Alessandro Bastonit, që japin alarmin. "Prej 4 muajsh kemi pasur një marrëveshje me Marotta, Ausilio dhe Antonellon. Ishte një premtim për të sjellë pagën në nivelin e duhur dhe marrëveshja në shkurt ishte, e konfirmuar me email të shkëmbyera - tha Tullio Tinti në një intervistë për Corriere dello Sport - E vetmja gjë që mungonte ishte që presidenti të kthehej nga Kina për të zyrtarizuar gjithçka. Jo më vonë se të premten u informova se rinovimi nuk është kapërcyer, por se duhet të presim që të nënshkruhet huazimi që kompania është duke trajtuar".

Edhe ditët e fundit, nga shoqëria janë dhënë mesazhe siguruese në këtë drejtim. "Marrëveshja duhet vetëm të zyrtarizohet. Nuk ndryshon asgjë pritja për 10 ose 15 ditë", tha drejtori sportiv Ausilio disa ditë më parë. "Nuk ka asnjë problem me rinovimin e Bastoni dhe Lautaros", ka thënë CEO Beppe Marotta. Sidoqoftë, Tinti i dërgoi një mesazh të qartë klubit: "Bastoni e ka fanellën veshur sepse është një interist. Do të respektojë marrëveshjet sepse ai ende ka një kontratë dhe unë jam mësuar të respektoj kontratat gjithashtu. Nëse klubi dëshiron të rinovojë në shifrat e rëna dakord, ok, përndryshe nga 1 korriku, gjërat do të ndryshojnë". Nuk ka mungesë të interesimit për Bastonin: është folur për interesimin e Real Madridit, por lojtari gjithashtu ka shumë admirues në Premier League.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI