Flash

Video/ Euro 2020 humb kampionin e parë: tronditet Hollanda, Van Dijk lajmëron se nuk do të jetë gati

Lapsi.al 12 May 2021
Video/ Euro 2020 humb kampionin e parë: tronditet Hollanda, Van Dijk

Virgil van Dijk ka vendosur të heqë dorë nga Kampionati Europian i kësaj vere. Mbrojtësi i Hollandës dhe Liverpool, që ka pësuar një dëmtim serioz në gju, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Euro 2020: "Rikuperimi po shkon mirë, por pyesja veten nëse ishte rasti të rrezikoja e të merrja pjesë në Europian, apo jo. Arrita në përfundimin se zgjedhja më e mirë është të mos i luaj, edhe pse më vjen shumë keq. Është e vështirë, por duhet ta pranoj. Gjatë verës do të vazhdoj të stërvitem për sezonin e ardhshëm", ka thënë van Dijk në një intervistë të botuar në faqen zyrtare të Liverpool.

Hollandezi pësoi një këputje të ligamentit të kruciatit në tetor dhe parashikimi për rikuperimin ishte 6 muaj. Hollandezi, doli para kohe në derbin kundër Everton pas një ndërhyrje të frikshme të portierit Jordan Pickford. “Liverpool FC mund të konfirmojë se Virgil van Dijk do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në gju, – shkruante komunikata e Reds -. Nuk është fiksuar asnjë datë specifike për rikthimin e tij në fushë në këtë pikë. Pas ndërhyrjes, Van Dijk do të nisë një program rehabilitimi me stafin mjekësor të klubit për ti lejuar që të kthehet në formën e tij më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dëmtimi i rëndë i Virgil van Dijk pati pasoja edhe ndaj autorit të ndërhyrjes, Pickford. Portieri anglez i Everton, në fakt, u detyrua ti besojë jetën truprojave që ti garantojnë sigurinë e tij e atë të familjes pasi në adresë të tij u dërguan dhjetëra kërcënime me vdekje.

https://www.youtube.com/watch?v=ng9HWdV-FmE

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI